Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrës, ku ka humbur jetën një fëmijë i mitur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte më parë ndërkohë që fëmija edhe pse është nxjerrë nga deti dhe është dërguar me urgjencë në spital, nuk ka mundur të shpëtojë dot.
“Rreth orës 13:40, ka ardhur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.