Shaban Veizi, 54-vjeç, është një shqiptar, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe që po vuan dënimin në burgun e Xanias në Greqi.
Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka biseduar me Veizin, i cili i ka treguar se po kalbet në burg për 16 kg hashash.
Sipas Zinxhirisë, 54–vjeçari nga Konispoli përbën një nga rastet e rralla për drejtësinë greke dhe për indiferentiuimin e shtetit shqiptar.
“I dënuar më 2004 me burgim të përjetëshëm nga drejtësia e vendit fqinjë për trafikimin e 16 kg hashash, një dënim i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë jo vetëm në Greqi por në mbarë planetin ku jetojmë, një gjyq qe zgjati vetëm 2 minuta”, tregon gazetari, pas bisedës me 54-vjeçarin.
Por sipas tij, “çudia më e madhe është për shtetin shqiptar, për Ambasadën Shqiptare në Athinë apo edhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, me të cilin pas një komunikimi me telefon tregoi se sa i pashpirt është”, raporton gazetari i Fax news.
Sipas tij, dënimi ekstrem vjen vetëm për shkakun se Veizi është pjesë e komunitetit çam.
“Më 15 maj të këtij viti shqiptari kishte gjyqin ne Gjykatën e Shkallës së Lartë, por si shqiptar apo ÇAM, atij nuk i kishin dhënë avokat, kështu qe shqiptari kërkoi shtyrjen e gjyqit, i cili do të bëhet me 18 shtator të këtij viti, por edhe këtë radhe shqiptari shkon pa avokat mbrojtës”, shkruan Shpëtim Zinxhiria.
Nga burgu, shqiptari 54-vjeçar, baba i dy fëmijëve, i kërkon shteti shqiptar të jetë prezente në gjykimin e tij për të parë si dënohen shqiptarët, gjithashtu kërkon ndihmën e shtetit shqiptar që të ndërhyjë për të siguruar edhe një avokat mbrojtës.
Reagimi i plotë:
O shtet i leshit ku je…?
Thirrja nga burgu i Shqiptarit i denuar me burgim të përjetshëm për 16 kg hashah: Kërkojë praninë e shtetit shqiptar në gjykimin tim, kërkojë avokat.
Nuk po kuptojë ende pse kemi kete shtet që mos e paftë askush, pse kemi këta sharlatanë që të mos i kete askush.
Por…
Një thirrje vjen nga burgu i Xanias, nga 54-vjaçari Shaban Veizi i dënuar me burgim të përjetëshëm, një dënim që do të futet në Librin e Ginës, por edhe në turpin e shtetit shqiptar për indiferentizmin e tij. Pardje bera nje bisedë me këtë njeri i cili me tha se ende nuk i kanë siguruar një avokat dhe askush nuk eshte interesuar pse ky njeri po kalbet ne burg per 16 kg hashash.
Shaban Safet Veizi 54 –vjeçar nga Konispoli përbën një rastet e rralla për drejtësinë greke dhe për indiferentizmin e shtetit shqiptar. I dënuar më 2004 me burgim të përjetëshëm nga drejtësia e vendit fqinjë për trafikimin e 16 kg hashash, një dënim i paparë dhe i pa dëgjuar ndonjëherë jo vetëm në Greqi por në mbarë planetin ku jetojmë, një gjyq qe zgjati vetëm 2 minuta.
Por çudia më e madhe është për shtetin shqiptar, për Ambasadën Shqiptare në Athinë, tashmë kthyer ne gestapo, apo edhe për Drejtorin e policisë së Përgjithshme Shqiptare me të cilin pas një komunikimi me telefon tregoi se sa i pashpirt është.
Jo pak herë është trajtuar në mediat tona dhe më shumë në FAX NEWS, por asnjë nga shteti shqiptar nuk ka marrë mundimin të interesohet se si ka mundësi qe një shqiptar te kalbet tere jetën në burg për 16 kg hashash vetëm e vetëm pse është ÇAM.
Më 15 maj të këtij viti shqiptari kishte gjyqin ne Gjykatën e Shkallës së Lartë, por si shqiptar apo ÇAM, atij nuk i kishin dhene avokat, keshtu qe shqiptari kërkoi shtyrjen e gjyqit, i cili do te behet me 18 shtator te ketij viti, por edhe kete radhe shqiptari shkon pa avokat mbrojtës.
Nga burgu shqiptari 54-vjeçar dhe babai i dy femijëve i kërkon shtetit shqiptar te jete prezent në gjykimin e tij për të parë si dënohen shqiptarët, gjithashtu kërkon ndihmën e shtetit shqiptar qe te ndërhyjë për ti dhenë avokat sipas ligjeve te këtij vendi.
18 shtatori po afron po deri me sot asnjë nga dy vendet nuk eshte interesuar që shqiptari të paraqitet në gjyq me avokatin e tij ashtu siç paraqiten te denuarit vendas.