• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Mihal mirë ja bërë

15:37 : 18/08/2019
në BOLD BLOG

Nga Ilir Levonja

Bota virtuale është mbushur e gjitha me një shfrymë sharjesh karshi një Mihali. Ky një qytetar që ka një biznes të vogël dhe që shfrymëxhinjtë e quajnë resort turistik. Megjithëse është një godinë rruge e sajuar me metodat shqiptare nga katrahura e pronave, e përfitimit me mik e me rryshfet, apo qasje politike, ku rrezik shiritin e inagurimit e ka prerë vetë kryeministri, e quajnë resort.

Kushedi me një drekë me karkaleca ose me lëshimin e një dhome për 1 orë seks mund ta kenë futur edhe në kalendat e guidave turistike etj., si arritje qeveritare në atë kakofoninë e turizimit elitar ku Shqipëria po ia kalon edhe Francës a vendeve tashmë me traditë të lashtë apo e thënë shqiptarçe, ujqërve rreth pellgut të mesdheut.

Kësisoj Mihali është një produkt i atyre që e krijuan dhe zellin e të të rrahurit e ka pjesë të sojit, të temperamentit shqiptar, soj që 99% të rrugëve të së drejtës e kërkon me gëdepje. Eshtë produkt atij informaliteti shqiptar ku tjetri shpallet guidë dhe në rrugë e sipër të heq qafe për një varëse floriri. E atij informaliteti ku policia bën sehirxhiun dhe nuk ndalon dhunuesit, por fut brenda të dhunuarin.

Megjithatë promovojmë vendin si elitë e turizmit, si perlë e ballkanit pa e ditur dhe pa pranuar kurrë seriozitetit e termit turizëm elitar. Dhe po t’ia thuash këto kryeministrit rrezik të të rrahi ai, jo më Mihalët e informalitetit shqiptar që ia thyejnë kokën ndonjë nënpunësi të ndershëm që afrohet të bëj detyrën.

Lexo edhe:

Betonieret ‘bëjnë ligjin’ dhe në Vlorë, qarkullojnë në brendësi të bulevardit

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

Sikur mos ta kisha parë videon do shfrymja edhe unë, por e pashë dy a tri herë. Po mirë more zotërinj, mirë Mihali iu dogj siguresa, gjak shqiptari, u ndje i fyer, u ngrit kërceu mbi makinë etj., po ai që drejtonte mjetin ku shkonte? Çfarë do ndodhte sikur Mihali t’i rrëzohej tek gomat.

Ai që shoqëronte në vend të parë e që shante me aq zell shqiptari sa ta mbushte gjoksin? Po këta çibanet spanjollë që njohin botë, kaq të vështirë e kishin të paguanin një sillë tek Mihali?

Dhe kurrë Mihalit mos t’i shkelnin më në derë?! Për këta nuk ka ligje Shqipëria? Në fund të fundit ku ta kërkoj të drejtën Mihali a Mihalët shqiptarë? Këta nuk përbëjnë asnjë kundravajtje?

Se kështu i bie, po ngrihemi e po hamë kudo, kurdo, ngado, e po ikim pa paguar se nuk na pëlqen ushqimi dhe shërbimi. Parashikon ligji shqiptar gjë në këtë rast? Se më duket sikur po i bini më kot më qafë Mihalit.

Në fund të fundit të shtroi tavolinën, të shtroi pjatat, të shërbeu dhe ti ngrihesh e ikën duke i thënë nuk më pëlqeu por fërkon edhe barkun.

Nga ana tjetër çfarë të bëj ky që shërben? Kujt t’i drejtohet? Policia kalon në rrugë aty dhe as që përzihet. Sikur ta dinë shqiptarët se sa histori ka me të pa paguar nga kecat e pushtetit, nga të fortët etj.

Ku ta plasin kokën Mihalët e pika resorteve tuaja? Ngrihet ministri e kryeministri i kërkojnë falje spanjollëve, guidës e shoferit.

Këta duhet të ishin në gjyq si Mihali, me Mihalin. Kjo do ishte drejtësia e duhur.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Betonieret ‘bëjnë ligjin’ dhe në Vlorë, qarkullojnë në brendësi të bulevardit

12:20 : 22/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

12:14 : 22/06/2026
BOTA

Britania dhe Franca forcojnë marrëveshjen për emigrantët, dëbohen ata që rikthehen ilegalisht

12:05 : 22/06/2026
AKTUALITET

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti

11:53 : 22/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Elbasan, makina përfshihet nga flakët pas përplasjes me furgonin e pasagjerëve

11:43 : 22/06/2026
AKTUALITET

“O lëpirës, zagar…”/ Gazetari Osman Stafa tregon se si u sulmua nga dy persona në protestë

11:35 : 22/06/2026
Para

Mourinho nuk mban lotët: Dua të rikthehem...

TË GJITHA

Betonieret ‘bëjnë ligjin’ dhe në Vlorë, qarkullojnë në brendësi të bulevardit

12:20 : 22/06/2026

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

12:14 : 22/06/2026

Britania dhe Franca forcojnë marrëveshjen për emigrantët, dëbohen ata që rikthehen ilegalisht

12:05 : 22/06/2026

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti

11:53 : 22/06/2026

Aksident në Elbasan, makina përfshihet nga flakët pas përplasjes me furgonin e pasagjerëve

11:43 : 22/06/2026

“O lëpirës, zagar…”/ Gazetari Osman Stafa tregon se si u sulmua nga dy persona në protestë

11:35 : 22/06/2026

7 autogola në fazën e parë të Botërorit, ekspertët: Futbolli modern vendos mbrojtësit në presion si kurrë më parë

11:28 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetciobetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişmeritking girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Giriş