• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhduket “Gjenerali”, autori i vrasjes së Naim Zyberit/ Historia e përplasjeve mes “të fortëve”…

10:30 : 18/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjashtë muaj pasi la qelinë në burgun e Drenovës në Korçë, Gert Gjinarari, miku i Arben Grorit, është shpallur sërisht në kërkim kombëtar, pasi duhet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, me 25 vite burgim.

“Shqiptarja.com” mëson se prej gati një muaj Gert Gjinarari, i liruar nga qelia në 14 shkurt 2019 nga gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo, është shpallur në kërkim. Kjo pasi një vendim gjykate i marë nga gjykata e Apelit Korçë, ka vendosur të ndryshojë vendimin e lirimit të Gjinararit dhe ta kthejë atë sërisht në ambjetet e burgut të Drenovës, ku të vuajë vitet e mbetura të dënimit me 25 vite burgim.

Aktualisht vendimi është vënë në ekzekutim nga prokuroria e Korçës, e cila ka kërkuar nga policia e këtij qyteti që të arrestojë Gert Gjinararin. E njëjta gjë i është kërkuar dhe Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku ka vendbanimin Gjinarari, por prej një muaji ky i dënuar megjithëse ishte në shërbim prove dhe duhet të paraqitej një herë në javë pranë këtij shërbimi, ai ka humbur gjurmët duke mos u arrestuar sot e kësaj dite.

Lirimi i Gjinararit dhe më pas arratisja e tij, sjell edhe njëherë në vëmëndje sistemin e dobët të drejtësisë në Shqipëri, ku një i dënuar me 25 vite burgim për akuzën e vrasjes lirohet nga qelia për sjellje të mirë duke u vënë në shërbim prove dhe më pas, zhduket pa lënë asnjë gjurmë, duke ju fshehur drejtësisë. Në këtë rast dhe në konditat e lirimit, sjellja e mirë e Gert Gjinararit, që shërbeu për gjyqtarin Kuqo si shkak për ta liruar, nuk vlen asnjë gjë.

Një burim pranë policisë së Korçës, tha për “Shqiptarja.com” se për lirimin e Gjinararit nga burgu ka ndikuar influenca e një biznesmeni ndërtimi në qytetin e Korçës. Ndërkohë burimi shtoi se gjatë një muaji janë kryer disa kontrolle në Tiranë, Korçë dhe Durrës, me shpresën e arrestimit të Gert Gjinararit dhe kthimin me tij në qeli, por të gjitha ndërhyrjet kanë qënë pa rezultat.

Lexo edhe:

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës

Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Naim Zyberit. Një pjesë të dënimit me 25 vite burgim Gjinarari e ka kryer në Itali dhe Shqipëri në burgun e Drenovës, por në 14 shkurt 2019 gjyqtari Markelian Kuqo vendosi ta lirojë me kusht mikun e Arben Grorit, duke urdhëruar që dënimin e mbetur ta kryejë në shërbim prove.

“Shqiptarja.com” denoncoi e para rastin e lirimit të Gjinararit nga qelia dhe gjatë një konference për shtyp ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e quajti vendimin e lirimit skandal të drejtësisë shqiptare. Gjonaj në muajin shkurt i kërkoi KLGJ të nisë procedimin disiplinor për gjyqtarin Markelian Kuqo që e liroi, si dhe pezulloi nga detyra drejtuesit e burgut të Drenovës që i përgatitën Gjinararit dosjen e lirimit. Gjonaj tha se lirimi me kusht i Gjinararit, njohur si “Gjenerali” është në shkelje me ligjin.

Sipas saj ministria e Drejtësisë ka bërë një hetim paraprak ku është konstatuar se është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kërkesat e kodit penal për dhënien liri me kusht për një të dënuar me burgim të përjetshëm. Ministrja tha se i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe inspektoratit për të kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për gjyqtarin, duke shprehur sigurinë se përgjigjja nga këto institucione do të jetë e shpejtë. Ndërkohë, drejtori i Burgut është proceduar dhe janë referuar materialet pranë Prokurorisë Korcë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumenti”, dhe deri në zbardhjen e ngjarjes janë të pezulluar nga detyra. Aktualisht për këta zyrtarë vijojnë hetimet në prokurorinë e Korçës.

ARBEN GRORI

Ndërkohë nga ana tjetër, shoku i ngushtë i Gert Gjinararit, Arben Grori, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, tashmë pret rihapjen e procesit gjyqësor kundër tij në gjykatën e Tiranës.

Grori ka mundur të rihapë dosjen duke shfrytëzuar hapësirat e Kodit të Procedorës Penale të ndryshuar në 2017 dhe një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjyqtarët e Apelit Tiranë Alaudin Malaj dhe Fatmira Hajdari në vendimin e tyre të datës 20 maj 2019 kanë shfrytëzuar pikërisht nenin 450, pika d) të Kodit të Procedurës Penale dhe vendimin e Strasburgut, duke i pranuar kërkesën Arben Grorit, për rishqyrtimin e dosjes gjyqësore që bën fjalë për vrasjen e Naim Zyberit në Itali.

Ky vendim i marrë nga Hajdari dhe Malaj, ka ngjallur shpresat e Grorit për lirim nga qelia, pasi prej më shumë se 18 vite ai qëndron pas hekurave të burgjeve të sigurisë së lartë në Shqipëri. Lirimi i Grorit dhe Gjinararit do të thotë që dy vrasësit e Naim Zyberit në Itali, i kanë mbyllur njëherë e mirë problemet me drejtësinë për këtë krim të rëndë.

Neni 450 pika d i Kodit të Procedurës që flet për “Rastet e Rishikimit”, thotë se:“…kur shkaku për rishikimin e vendimit të formës së prerë rezulton nga një vendim i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që e bën të domosdoshëm rigjykimin e çështjes. Kërkesa paraqitet brenda 6 muajve nga njoftimi i vendimit…”. Pra brenda 6 muajve dhe jo brenda 8 viteve siç ka ndodhur me këtë rast.

Por pavarësisht këtij afati, dy gjyqtarët e Apelit Tiranë Hajdari dhe Malaj kanë argumentuar në vendimin e tyre se:”…është e vërtetë që e drejta për rishikim vendimi të dënuarit i ka lindur në korrik 2009, kur ai ka marrë dijeni efektivisht për vendimin e gjykatës së Strasburgut, por kërkuesi Arben Grori nuk mund ti drejtohej gjykatave shqiptare, për të kërkuar rishikimin e vendimit, në një kohë kur në legjislacionin e brendshëm të shtetit shqiptar, nuk parashikohej e drejta e rishikimit, kur shkaku për rishikim kishte për bazë një të drejtë të fituar nga gjykata e Strasburgut…”. /Marrë nga Shqiptarja.com/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

22:39 : 11/05/2025
AKTUALITET

Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës

22:29 : 11/05/2025
AKTUALITET

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

22:25 : 11/05/2025
AKTUALITET

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

22:18 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Edhe votën e blerë e përfshijnë në sondazhe”, Ndoka: I kisha 3 orë përpara rezultatet e “exit poll”-eve

22:14 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Shqipërisë i ka ikur shansi për rotacion me këtë regjim” – Lubonja: PD do kontestojë zgjedhjet

21:54 : 11/05/2025
Para

Dyshimet për vrasje/ Gjendet trupi i dekompozuar, i lidhur me natriban. Detajet

TË GJITHA

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

22:39 : 11/05/2025

Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës

22:29 : 11/05/2025

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

22:25 : 11/05/2025

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

22:18 : 11/05/2025

“Edhe votën e blerë e përfshijnë në sondazhe”, Ndoka: I kisha 3 orë përpara rezultatet e “exit poll”-eve

22:14 : 11/05/2025

“Shqipërisë i ka ikur shansi për rotacion me këtë regjim” – Lubonja: PD do kontestojë zgjedhjet

21:54 : 11/05/2025

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

21:52 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com