• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nën qeverisjen e Ramës, Valdrin Pjetri pati një karrierë shumë të shpejtë/ Media franceze: U emërua drejtues politik pas …

08:57 : 18/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

“Courrier des Balkans”, media franceze, ka shkruar në numrin e saj të së shtunës mbi debatin më të fundit në politikën shqiptare, atë mbi kandidatin e Rilindjes për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Ky i fundit akuzohet nga opozita, e cila ka publikuar edhe dokumente italiane, se ka qenë i dënuar nga drejtësia, më konkretisht nga Gjykata e Firences, me 18 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë, për shpërndarje droge.

Në kushte të tilla ai është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe nuk mund të kandidohej për deputet apo kryebashkiak.

Sipas artikullit në “Courrier des Balkans”, Pjetri u largua nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës, pas publikimit të dokumenteve.

“Nën qeverinë e Edi Ramës, Valdrin Pjetri pati një karrierë shumë të shpejtë, duke u bërë kreu i ZRPP, e me vone prefekt i Shkodrës. Edi Rama më pas e emëroi si kandidat të Partisë Socialiste (PS) per kryetar të Bashkisë Shkodër, në kundërshtim me vullnetin e bazes ne Shkoder.

Lexo edhe:

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, pasi akuzat e Valdrin Pjetrit filluan të dalin, kryeministri e emëroi atë drejtues politik të PS për rajonin e Shkodrës, duke zëvendësuar ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Me daljen ne drite te dokumenteve italiane, Edi Rama shprehu habinë e tij, duke pretenduar se nuk di asgjë për të kaluarën e Pjetrit. Deri në ditën e fundit, Pjetri mohoi që të kishte qenë i dënuar ndonjëherë. Por sipas të dhënave nga kufiri shqiptar, del se Pjetri nuk u kthye kurrë në Itali gjatë 10 vjeteve të dënimit”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Shkrimi në Courrier des Balkans

Kryetari i zgjedhur i Shkodrës, qyteti me i madh i Shqipërisë së veriut, socialisti Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen në 14 gusht, pak para se të bënte betimin: opozita zbuloi se ai ishte dënuar në vitin 2003 në Itali për trafik droge.

Valdrin Pjetri, kandidati socialist për kryetarin e Shkodrës, i zgjedhur në zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit të bojkotuar nga opozita, u dënua nga një gjykatë italiane në 2003 me 18 muaj burg për trafik droge.

Partia Demokratike (PD) beri publike dokumentet e drejtësisë italiane në 13 gusht, duke zbuluar arrestimin e tij në flagrance më 27 janar 2003. Valdrin Pjetri u debua më pas nga Italia, dhe u ndalua te hyje ne Itali për dhjetë vjete.

Sipas ligjit për dekriminalizimin, personat që janë dënuar nga gjykatat nuk mund të marrin funksione publike dhe fshehja e dënimeve është vepër penale. Meqenëse ai duket se ka gënjyer për të kaluarën e tij, Valdrin Pjetri duhet të përgjigjet para drejtesise.

Nën qeverinë e Edi Ramës, Valdrin Pjetri pati një karrierë shumë të shpejtë, duke u bërë kreu i ZRPP, e me vone prefekt i Shkodrës. Edi Rama më pas e emëroi si kandidat të Partisë Socialiste (PS) per kryetar të Bashkisë Shkodër, në kundërshtim me vullnetin e bazes ne Shkoder.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, pasi akuzat e Valdrin Pjetrit filluan të dalin, kryeministri e emëroi atë drejtues politik të PS për rajonin e Shkodrës, duke zëvendësuar ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Me daljen ne drite te dokumenteve italiane, Edi Rama shprehu habinë e tij, duke pretenduar se nuk di asgjë për të kaluarën e Pjetrit. Deri në ditën e fundit, Pjetri mohoi që të kishte qenë i dënuar ndonjëherë. Por sipas të dhënave nga kufiri shqiptar, del se Pjetri nuk u kthye kurrë në Itali gjatë 10 vjeteve të dënimit.

Sipas opozitës, Kryeministri Rama ishte jo vetëm i vetëdijshëm për të kaluarën e kandidatit te tij, por ai e kish promovuar vetëm për shkak të lidhjes se tij me rrjetet kriminale. Lulzim Basha, kreu i PD, tha: “çështja Pjetri nuk është rastësi. Kjo është prova e fundit që Edi Rama ka konsoliduar pushtetin e tij duke u mbështetur në rrjetet kriminale, dhe se ai punon për këto rrjete”. Sipas tij, tetë kryetarë të tjerë jane te perfshire në raste të tilla.

Ndërkohë kryeministri reagoi në Tëitter në lidhje me këtë çështje: “Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrsesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!”

Edi Rama theksoi gjithashtu se Valdrin Pjetri duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për vetëdeklarimin e rremë.

“Eshtë koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar.” tha Rama.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025
AKTUALITET

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025
AKTUALITET

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025
AKTUALITET

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025
Para

Katy Perry akuzohet për ngacmim seksual

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com