Një grua është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Birmingham mbrëmjen e sotme.
Shërbimet e urgjencës u nisën në vendin e ngjarjes pasi u lajmëruan nga fqinjët e saj.
Gruaja u gjet me plagë thike në rrugën Pendragon, Perry Barr, të shtunën vonë dhe u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.
Policët e West Midlands arrestuan një burrë 52-vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vrasjen.
Oficerët e mjekësisë ligjore gjithashtu shkuan në vendngjarje. Viktima nuk është identifikuar zyrtarisht ende.
Policia tha në një deklaratë: “Ka filluar një hetim për vrasje pasi një grua u gjet me lëndime vdekjeprurëse në një shtëpi në rrugën Pendragon, Perry Barr”.“Një 52-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasje ndërsa hetimet vazhdojnë,” shtoi një zëdhënës policor.