• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kandidimi i Valdrin Pjetrit/ “Shpërthen” analisti: Sistemi fiktiv e korruptiv ra për të 12-ën herë,

15:04 : 15/08/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Afrim Krasniqi ka reaguar lidhur me kandidimin e Valdrin Pjetrit, i akuzuar nga opozita se është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, për shkak të një dënimi me 18 muaj burg nga drejtësia italiane.

Krasniqi shprehet se rasti i Shkodrës me personin e emëruar kandidat e më pas të konfirmuar formalisht edhe kryetar bashkie, nuk është çështje e një individi dhe as e një bashkie, por e një sistemi korruptiv politik e partiak emërimi, promovimi dhe ndarje pushteti.

“Pyetja nuk është përse persona me CV problematike në të kaluarën duan të marrin poste drejtuese, por pyetje është përse këtyre personave, vetëm këtyre personave, iu dhurohen lehtësisht postet drejtuese, midis qindra e mijëra militantëve partiakë këta tipa përzgjidhen, promovohen dhe na imponohen si modele bashkëkohore, dhe mbi të gjitha, përse asnjë institucion nuk hetoi dhe as parandaloi skandale të tilla”, shkruan Krasniqi.

Sipas tij, Prokuroria, DAP, KQZ dhe institucionet e tjera na kishin thënë vazhdimisht se pas 2015 asnjë zyrtar nuk do të ketë më shanse promovimi në karrierë drejtuese nëse ka probleme me dekriminalizimin; kryeministri na kishte thënë se përzgjedhja e tij për Shkodrën ishte më e mira në historinë e tranzicionit.

“Ky sistem fiktiv e korruptiv promovimi ra për të 12-ën herë me vetëm një faqe A4 letër nga Italia”, shton Krasniqi.

Lexo edhe:

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

Nga Afrim Krasniqi

Rasti i Shkodrës me personin e emëruar kandidat e më pas të konfirmuar formalisht edhe kryetar bashkie, nuk është çështje e një individi dhe as e një bashkie, por e një sistemi korruptiv politik e partiak emërimi, promovimi dhe ndarje pushteti. Partitë, përfshirë PS, na kishin thënë se kanë bërë testin e dekriminalizimit për funksionarët e të zgjedhurit e tyre; Prokuroria, DAP, KQZ dhe institucionet e tjera na kishin thënë vazhdimisht se pas 2015 asnjë zyrtar nuk do të ketë më shanse promovimi në karrierë drejtuese nëse ka probleme me dekriminalizimin; kryeministri na kishte thënë se përzgjedhja e tij për Shkodrën ishte më e mira në historinë e tranzicionit. Ky sistem fiktiv e korruptiv promovimi ra për të 12-ën herë me vetëm një faqe A4 letër nga Italia.

Pyetja nuk është përse persona me CV problematike në të kaluarën duan të marrin poste drejtuese, por pyetje është përse këtyre personave, vetëm këtyre personave, iu dhurohen lehtësisht postet drejtuese, midis qindra e mijëra militantëve partiakë këta tipa përzgjidhen, promovohen dhe na imponohen si modele bashkëkohore, dhe mbi të gjitha, përse asnjë institucion nuk hetoi dhe as parandaloi skandale të tilla. Si është e mundur që për të marrë në punë një roje pallati, një shofer apo një pastruese kërkohen e verifikohen një dosje me dokumente, kurse për të më të pasurit në politikë dhe më të pushtetshmit prej politikave abuzuese nuk ka as verifikim, as procedurë dhe as garë? Ata thjesht marrin një telefon apo mesazh nga shefi i madh, dhe emërohen menjëherë drejtorë, prefektë, deputetë, ministra, kryetarë bashkie, ambasadorë, etj, etj.

Në vendet parademokratike dështimet e skandalet lexohen si fitore që nuk kanë nevojë për përgjegjësi e as reflektim, në vendet demokratike dështimet e skandalet pranohen si faje ndaj merren përgjegjësi dhe reflektohet ndaj tyre. Shqipëria hyn tek e para. Duket se të gjithë ata që e promovuan me poste e ofiqe, së fundi ia dhanë dhuratë edhe bashkinë e Shkodrës, përfshirë kryeministrin, – janë të pafajshëm dhe viktima të një komploti jashtë tyre!

Në fakt, problemi nuk është djali që deshën ta bëjnë kryetar bashkie pa e kërkuar vetë atë post dhe as ata që e votuan me sy mbyllur atë; ai nuk është i pari dhe nuk do jetë as i fundit. Problemi mbetet sistemi, sistemi partiak që ushqehet e ushqen modele të tilla, sistemi i meritës që nuk ekziston më as në letra, sistemi i trafikut të posteve e votave që mban në këmbë oligarkinë dhe shefin e tyre të radhës, sistemi i pandërshkrueshmërisë që nuk vë përpara përgjegjësisë asnjë prej atyre që e trajtojnë shtetin e partitë si pronë private, si dhe sistemi zgjedhor që nuk zgjedh por legjitimon të emëruarit nga shefat e mëdhenj nga Tirana.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025
AKTUALITET

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025
Para

Corriere Della Sera: Shqiptarët, nga prostitutat e Milanos tek heroina në Londër

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com