• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Partia” pengoi kandidimin e Genc Gjonçaj për Kryeinspektor të Drejtësisë

19:16 : 12/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING
Genc Gjonçaj (majtas) në një moment tensioni gjatë detyrës si Përfaqësues Ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të të Zgjedhjeve

Genc Gjonçaj (majtas) në një moment tensioni gjatë detyrës si Përfaqësues Ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të të Zgjedhjeve

Nga Boldnews.al

Partia Socialiste ka minimizuar roli  vendimmarrës të Asamblesë Kombëtare të saj, në tentativë për të bindur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi se anëtari i këtij forumi të lartë në periudhën 2013-2017, Genc Gjonçaj, kandidat për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, nuk ka mbajtur post politik.

Ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikon si një ndër kushtet e ndalimit për t’u zgjedhur në postin e Kryeinspektorit të Drejtësisë ata persona që kanë mbajtur funksione politike në 10 vitet e fundit para kandidimit.

Në bazë të këtij përcaktimi ligjor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me vendimin nr. 99, dt. 30.07.2019, vendosi që aplikantit Genc Gjonçaj t’i ndalohet kandidimi për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Lexo edhe:

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

Për të arritur në këtë konkluzion, KED realizoi komunikim zyrtar me Partinë Socialiste, si edhe shqyrtoi vetë Statutin e këtij subjekti politik për të qartësuar nëse Asambleja Kombëtare është ose jo forum vendimmarrës politik.

Angazhim politik

Aplikanti Genc Gjonçaj, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, ka qenë anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste në vitet 2007-2013.

Subjekti Partia Socialiste, në përgjigje të interesimit zyrtar, ka informuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi se Gjonçaj nuk ka qenë asnjëherë anëtar i këtij subjekti politik.

Por, “…Ai (Gjonçaj) ka qenë në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga viti 2007 deri në vitin 2015 sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe, për këtë arsye, ai është zgjedhur anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste nga viti 2007 deri në vitin 2013. Sqarojmë se, bazuar në Statutin dhe rregullat e Partisë Socialiste, anëtari i Asamblesë Kombëtare të saj nuk është pozicion drejtues në Partinë Socialiste”, thuhet në shkresën që kjo forcë politike i drejtor KED-së.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur para Këshillit të Emërimeve në Drejtësi edhe vetë aplikanti Gjonçaj. Në një komunikim elektronik zyrtar me KED, Gjonçaj shprehet ndër të tjera se “…në kuptim të nenit 35 të Statutit të Partisë Socialiste….statusi i anëtarit të Asamblesë Kombëtare nuk mund të vlerësohet as si pozicion drejtues, as si pozicion përfaqësues, pasi këtë të fundit (përfaqësimin) e ka Asambleja Kombëtare si organ kolegjial”.

Vendimi i KED

Por, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka një tjetër qëndrim lidhur me pozicionin e anëtarit të Asamblesë së Partisë Socialiste.

Në vendimin për ndalimin e kandidimit të aplikantit Genc Gjonçaj, KED shpjegon se ka shqyrtuar Statutin e Partisë Socialiste. “Në kreun 6, neni 35 të këtij statuti, parashikohet se organet drejtuese e përfaqësuese të partisë në nivel qendror janë Kongresi i Partisë, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, kryesia e partisë, kryetari i partisë”.

Ndërsa në nenin 41 të Statutit parashikohet se “Asambleja përbëhet nga anëtarë të zgjedhur nga kongresi, anëtarë që janë në përbërje ex-officio (kryetari, etj), anëtarë të zgjedhur si përfaqësues të sindikatave e të komuniteteve akademike…”, sqaron KED në vendimin e saj

Duke iu referuar këtyre përcaktimeve të Statutit, KED konstaton se “Asambleja Kombëtare është njëkohësisht organ drejtues i Partisë Socialiste, pasi një gjë e tillë është e parashikuar në mënyrë të shprehur në Statut. Pra, neni 35 i Statutit nuk përcakton se asambleja është organ përfaqësues, siç shpjegon kandidati Genc Gjonçaj, por e konsideron atë si organ drejtues e përfaqësues të partisë”.

Gjithashtu, KED ka shqyrtuar edhe kompetencat e këtij organi. Sipas nenit 42 të Statutit, ndër të tjera parashikohet se: “Asambleja organizon e drejton punën, veprimtarinë politike të partisë, organizative, elektorale, propagandistike….miraton programin elektoral…”.

Në bazë të këtyre kompetencave, KED arrin në konkluzionin se “Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është një organ drejtues i partisë”.

Po kështu, Asambleja Kombëtare është një organ kolegjial. “Anëtari i Asamblesë konsiderohet pjesë përbërëse e këtij organi, i cili, nëpërmjet mendimit të shfaqur dhe votimit, bën të mundur marrjen e vendimeve nga asambleja, e cila ka rol organizues dhe drejtues të veprimtarisë politike të partisë”, vijon argumentin e tij Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Edhe shpjegimi i kandidatit Genc Gjonçaj se nuk ka qenë anëtar i Partisë Socialiste “nuk e diferencon atë nga anëtarët e tjerë të asamblesë kombëtare që janë anëtarë partie, për shkak se në Statut nui ekziston ndonjë dispozitë që të përjashtojë këtë kategori anëtarësh nga vendimmarrja e asamblesë kombëtare…”, konstaton KED.

Në vijim të analizës së tij, Këshilli vlerëson se “në kushtet kur ka qenë anëtar i asamblesë së Partisë Socialiste deri në vitin 2013 (pra, brenda afatit 10-vjeçar nga kandidimi dhe çdo anëtar i saj gëzon cilësinë e ‘pozicionit drejtues në parti’ të përcaktuar në nenin 199/dh të ligjit nr.115/2016, kandidati Genc Gjonçaj rezulton të jetë në kushtet e ndalimit të kandidimit” për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Kryeinspektori i Drejtësisë/ Ligji ndalon kandidimin e Genc Gjonçaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

17:26 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025
SPORT

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025
BOTA

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025
AKTUALITET

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025
AKTUALITET

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025
Para

42°C, sot ku u shënua temperatura rekord e vitit, ja qyteti

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

17:26 : 15/05/2025

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

16:53 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com