• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bosnja në ditë zie për 21-vjetorin e masakrave të Srebrenicës

19:47 : 11/07/2016
në BOTA, RAJONI

Përkujtimet e 21-vjetorit në memorialin e gjenocidit në Srebrenicë do të shoqërohen me varrosjen e 127 viktimave të masakrave që i morën jetën 7000 boshnjakëve.

Vajtuesit u mblodhën të hënën në memorialin e gjenocidit në fshatin Potoçari pranë Srebrenicës, për të përkujtuar viktimat e vrara nga forcat serbe të Bosnjës, pas rënies së “zonës së sigurt” të OKB ndaj forcave serbe të Bosnjës në korrik 1995.

Autobusë i sollën vajtuesit nga i gjithë vendi në përkujtimin e 21-vjetorit të masakrës së më shumë se 7000 burrave dhe djemve boshnjakë.

Do të vendosen lule dhe do të thuhen lutje myslimane për më shumë se 127 viktimat, eshtrat e të cilëve do të varrosen në vendin përkujtimor këtë vit.

Këshilli i Ministrave në Bosnje e ka shpallur 11 korrikun si ditë zie në të gjithë vendin dhe flamujt e institucioneve shtetërore do të ulen në gjysmë-shtizë.

Lexo edhe:

Al Hilal i Inzaghit ndal Realin në Botërorin e Klubeve, Valverde humb penallti në shtesë

Horoskopi, e enjte, 19 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kryebashkiaku i Srebrenicës, Camil Durakoviç, dhe Theodor Meron, president i Mekanizmit për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, që ka marrë përsipër punën e gjykatës së OKB për krimet e luftës në Hagë, do t’i drejtohet të ftuarve në një përkujtim të veçantë në memorial.

Përkujtimi i përvitshëm ka shkaktuar gjithashtu polemika, pasi komisioni organizues, i kryesuar nga Durakoviç, tha se udhëheqësit politikë serbë të cilët kanë mohuar se vrasjet masive ishin gjenocid, nuk do të ftohen të marrin pjesë.

Vitin e kaluar, përkujtimet e 20-vjetorit patën probleme kur kryeministri serb Aleksandër Vuçiç u sulmua me shishe dhe gurë nga pjesëmarrësit e zemëruar.

Serbia pranon se masakra e Srebrenicës ishte krim, por do ta përcaktojë atë si gjenocid, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.

Hajra Catiç, një e mbijetuar e gjenocidit, që u kthye të jetojë në Srebrenicë pas luftës, i tha BIRN se ajo shpresonte që përkujtimi të mbahej në mënyrë paqësore këtë vit.

“Sa herë që afrohet 11 korriku, ne e gjejmë veten përballë një vështirësie, kjo për shkak se rikujtojmë atë që çfarë ka ndodhur atë ditë. Është vështirë. Kthehesh në të shkuarën dhe kujton gjithçka që ka ndodhur – veçanërisht neve, nëna që nuk i kanë gjetur ende fëmijët,” tha Catiç.

Zëdhënësi i prokurorisë boshnjake, Boris Grubesiç tha se një hetim që synon identifikimin e sulmuesit të Vuçiç është ende i hapur.

“Hetimi është në vazhdim. Prokuroria speciale e [entitetit të mbizotëruar nga serbët e Bosnjës] Republika Srpska ka referuar te ne një rast kohët e fundit. Pasi çështjet të bashkohen, një analizë e detajuar do të bëhet. Pas kësaj, do të merret një vendim rreth aktiviteteve të ardhshme që do të bëhen me qëllim të marrjes së vendimit të prokurorisë në këtë rast”, tha Grubesiç. /Denis Dzedic-BIRN/

Lajme të lidhura

SPORT

Al Hilal i Inzaghit ndal Realin në Botërorin e Klubeve, Valverde humb penallti në shtesë

23:12 : 18/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 19 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 18/06/2025
AKTUALITET

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

22:51 : 18/06/2025
SHENDETI

Nga bananet te agrumet, zbuloni superushqimet që na ndihmojnë me reduktimin e stresit

22:49 : 18/06/2025
BOTA

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?

22:35 : 18/06/2025
AKTUALITET

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

22:28 : 18/06/2025
Para

Arrestimi i zv.drejtorit të burgjeve, Manjani: Kemi kërkuar shkarkimin, para drejtësisë si qytetar i thjeshtë

TË GJITHA

Al Hilal i Inzaghit ndal Realin në Botërorin e Klubeve, Valverde humb penallti në shtesë

23:12 : 18/06/2025

Horoskopi, e enjte, 19 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 18/06/2025

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

22:51 : 18/06/2025

Nga bananet te agrumet, zbuloni superushqimet që na ndihmojnë me reduktimin e stresit

22:49 : 18/06/2025

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?

22:35 : 18/06/2025

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

22:28 : 18/06/2025

Lojtarët që Barcelona mund të shesë për të regjistruar Nico Williams

22:24 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com