• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Premtimi i Veliajt/ “24 orë ujë”? Mijëra qytetarë në Yzberisht po thahen në këto ditë Gushti

16:50 : 11/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Mijëra banorë të zonës së njohur si “Pallatet e reja” në Yzberisht të Tiranës po vuajnë këto ditë të nxehta mungesën thuajse totale të ujit të pijshëm, vetëm dy vjet pasi Bashkia e Tiranës rriti me rreth 45 përqind tarifat për shërbimin, nën premtimin e “furnizimit 24 orë të banorëve të kryeqytetit”.

Njoftime, si në foton më poshtë, gjenden në hyrjet e dhjetra godinave shumë-katëshe të zonës, nëpërmjet të cilave informohen banorët për oraret e reduktuara të furnizimit me ujë të pijshëm.

Në rubinetat e banorëve uji vjen maksimumi 5-6 orë në ditë, duke shtuar ndjeshëm vështirësitë e familjeve në këto ditë të nxehta të gushtit.

Lexo edhe:

Historia e trishtë, maturanti më i moshuar dëmtoi sytë me dinamit kur ishte 21 vjeç

Ndeshja e lamtumirës për Spallettin, Italia publikon formacionin zyrtar ndaj Moldavisë

Zona e “Pallateve të reja” është e gjitha me godina të reja, të cilat janë të pajisura me depozita të mëdha ujë-mbledhëse. Por, në këto ditë të nxehta, për shkak të kapaciteteve të reduktuara të furnizimit nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, rezervat ujore për banorët janë minimale.

Mbikqyrësit e pallateve, të gjendur nga rrethanat ekstreme, janë të detyruar të reduktojnë në maksimum oraret e furnizimit me ujë të pijshëm, në përpjekje për të menaxhuar në mënyrë efikase rezervat e pakta, si edhe për të ruajtur pompat nga djegia.

Punonjës të ujësjellës-kanalizime që monitorojnë zonën e Yzberishtit thonë “nën zë” se situata është përkeqësuar për shkak të thatësirës së tejzgjatur të kësaj vere.

Por, këta punonjës të nivelit bazë nuk janë në gjendje të shpjegojnë se përse nuk po funksionon sipas pritshmërive investimi i dy viteve më parë, zgjerimin i depos së ujit në kodrën pranë zonës së Yzberishtit.

Në korrik 2016, kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërmjet kronikave televizive të parapërgatitura, deklaroi: “…Tani që qytetarët janë treguar të rregullt me bashkinë, bashkia duhet të jetë po aq e rregullt me qytetarët. Më vjen mirë që ky investim zgjidh një ngërç që kishte zgjatur prej disa vitesh dhe e çon në drejtimin e duhur çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë zonën e Yzberishtit”.

Por, ndërkohë që qytetarët, siç e pranon edhe vetë Veliaj, janë të rregullt me Bashkinë, kjo e fundit nuk është aspak e tillë me nevojat e qytetarëve.

Nëpërmjet një zgjidhjeve emergjente, Bashkia e Tiranës ka angazhuar auto-botët e Ujësjellës-Kanalizimeve për të furnizuar pjesërisht depozitat e pallateve. Gjithësesi, edhe kjo manovër nuk plotëson as nevojat më minimale ditore të banorëve.

Nga 1 janari i vitit të kaluar 2018, tarifat e ujit u rritën me 44% në Tiranë, nga 45 lekë për metër kub, në 65 lekë.

Kryebashkiaku Veliaj, duke mbrojtur fuqishëm projektin e tij për rritjen e tarifave për qytetarët e Tiranës, shprehej në atë kohë se “rritja e çmimit të ujit është mjeti për të rritur fondet e ujësjellësit, me qëllim që brenda 5 viteve të realizohet furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë për qytetarët e kryeqytetit”.

Por, kur mbeten edhe 3 vjet nga përmbushja e afatit të premtuar nga Veliaj, një pjesë e rëndësishme e Tiranës, si ajo e Yzberishtit, jo vetëm që nuk po sheh përmirësim të situatës, por, përkundrazi, gjendja vijon të jetë gjithnjë e më e përkeqësuar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Historia e trishtë, maturanti më i moshuar dëmtoi sytë me dinamit kur ishte 21 vjeç

20:00 : 09/06/2025
SPORT

Ndeshja e lamtumirës për Spallettin, Italia publikon formacionin zyrtar ndaj Moldavisë

19:59 : 09/06/2025
SHOW BIZ

“Pusho o p**** mashkull”/ Tjetër skandal në “Për’puthen”, Antoni publikon SMS-të me Xhiliolën: Kemi qenë të lidhur

19:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

Veliaj e la pazarin përgjysmë, Anuela e “mbylli” me Isuf Berberin shportën e bebeve

19:53 : 09/06/2025
RAJONI

Moskonstituimi i Kuvendit, Çitaku: Situatë e rëndë, Kurti po synon ta legalizojë diktatin

19:50 : 09/06/2025
SPORT

Operacion me kosto 34 milionë paundë, Manchester City prezanton mbrojtësin e Algjerisë

19:45 : 09/06/2025
Para

Prapaskena e sherrit me Shakohoxhën, pse e larguan nga puna Ilda Bejlerin pas 11 vjetësh

TË GJITHA

Historia e trishtë, maturanti më i moshuar dëmtoi sytë me dinamit kur ishte 21 vjeç

20:00 : 09/06/2025

Ndeshja e lamtumirës për Spallettin, Italia publikon formacionin zyrtar ndaj Moldavisë

19:59 : 09/06/2025

“Pusho o p**** mashkull”/ Tjetër skandal në “Për’puthen”, Antoni publikon SMS-të me Xhiliolën: Kemi qenë të lidhur

19:57 : 09/06/2025

Veliaj e la pazarin përgjysmë, Anuela e “mbylli” me Isuf Berberin shportën e bebeve

19:53 : 09/06/2025

Moskonstituimi i Kuvendit, Çitaku: Situatë e rëndë, Kurti po synon ta legalizojë diktatin

19:50 : 09/06/2025

Operacion me kosto 34 milionë paundë, Manchester City prezanton mbrojtësin e Algjerisë

19:45 : 09/06/2025

Et’hem Aga: Skandal! Vetëm në Shqipëri krimi punon për qeverinë

19:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com