• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Socialistëve Ruçi, Majko, Xhafaj, Fino dhe Bushati u ikën goja…

15:03 : 09/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Opozita premton se nga shtatori dhe në vijim do të kthehet fuqishëm në qëllimin për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe aksionit për të rrëzuar qeverinë. Por këto deklarata të njohura, në çdo mes e fund vere, nuk janë më aq të reja. Një tjetër palë që po sheh sesi Partia Socialiste po shuhet dhe është kthyer në Rilindje të një njeriu me taborin e tij, qëndrojnë në heshtje.

I vetmi zë që ka dalë hapur kundër lidershipit Rama mbetet ai i socialistit të dikurshëm Arben Malaj. Por është jashtë strukturave, në dukje i vetëm dhe për më shumë, nuk po gjen mbështetjen e atyre që janë brenda partisë, të cilët nuk mbështesin politikat e Ramës, por nuk janë në gjendje dhe u mungon guximi qytetar dhe politik për ta kundërshtuar.

Në Parlamentin e sotëm, gjen pak socialistë, që numërohen me gishtat e njërës dorë. Ruçi, Fino, Xhafaj, Majko apo më i fundit Bushati, kanë “lindur” si pjesë e Partisë Socialiste dhe milituar me këtë forcë në pushtet apo opozitë. Sot nuk gjendet një fjalim publik, apo edhe frazë në mbledhje me dyer të mbyllura që të kenë kritikuar drejtëpërdrejtë punën e Ramës dhe qeverisë së tij, që është e përbërë nga njerëz anonim, pa asnjë kontribut politik, por janë vetëm të bindur deri në përulësi ndaj Ramës.

Ruçi është kthyer në një kohëmatës të rëndomtë, që drejton Parlamentin vetëm duke parë orën. I ngjashëm me “brigadierët e paaftë”, që nuk kontrollonin produktin, por mbanin vesh kush vjen pesë minuta me vonesë në punë. Një zë tërësisht i përhumbur, por “zerat e lig” brenda së majtës, shprehen se ai po sheh interesin e tij, në ndërhyrje për punësime, kontroll të ndonjë qoshëze të jugut të vendit dhe ndikim të disa pushtetarëve lokal. Kaq duket se i mjafton edhe “Ruçit të hekurt”…

Lexo edhe:

Konflikti Iran-Izrael/ Papa Leoni bën thirrje për paqe: Askush nuk duhet të kërcënojë kurrë ekzistencën e tjetrit

Vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

Në një qoshëze në rreshtat e ministrave është edhe Pandeli Majko, që drejton një ministri të re, pa asnjë ndikim si Ministria e Diasporës. Ish-kryeministri Majko, të vetmin reagim pati atëherë kur votohej për prishjen e Tetarit Kombëtar dhe ndërtimin e gjashtë kullave përbri.
Dhe forma më e “dhunshme” ishte braktisja e sallës kur u votua dhe kërcënimi nën dhëmbë se mund të jepte dorëheqjen, por shpejt edhe atij i ranë nervat, pranë Bablokut të madh e pamë edhe në fushatën e votimeve njëpartiake të 30 qershorit.

Diku në karriget e fundit të sallës së Parlamentit herë pas herë shfaqet edhe Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm që iku me debate të mëdha me kryeministrin. U përfol se ishin grindur fort për çështjen e arrestimit të mundshëm të Vangjush Dakos, por Xhafaj nuk bzan më. Në rastin e tij, goja e kyçur nuk shkon me shprehjen: “heshtja flet shumë”.

Kemi në Parlament edhe Bashkim Finon, ish-kryeministrin socialist të kohëve të vështira të vitit 1997. Duket sikur është aktiv në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, por më shumë i ngjan një të acaruari me Rilindasit e vegjël që ka përkrah sesa me kryerilindasin e madh.

Disi më ndryshe po ngjan Ditmir Bushati. Ai është i pezmatuari i kohëve të fundit, që ka lëshuar disa deklarata të forta kundër lidershipit Ramë dhe po synon që të ketë oazin e tij kundërshtues, por edhe ai fort vonë u kujtua, vetëm atëherë kur u përçudnua politikisht nga Rama pasi jo vetëm e shkarkoi plot bujë, por e zëvendësoi me një çunak në kapërcyell të adoleshencës, që ende nuk i ka ikur qejfi i flokëve me xhel.

Të gjithë këta socialistë, me peshë dikur dhe që krijonin frymë debati dhe nisma politike brenda së majtës kur drejtohej nga Fatos Nano, sot kanë qepur gojën me dëshirë dhe ndonëse përditë janë dëshmitarë sesi “Babloku i madh” po rrënon Shqipërinë dhe shkatërron Partinë Socialiste kanë zgjedhur të jenë si “gurë” në “varrin e Partisë Socialiste” dhe në krijimin e një force hibride si Rilindja.

Lajme të lidhura

BOTA

Konflikti Iran-Izrael/ Papa Leoni bën thirrje për paqe: Askush nuk duhet të kërcënojë kurrë ekzistencën e tjetrit

18:23 : 14/06/2025
AKTUALITET

Vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

18:05 : 14/06/2025
AKTUALITET

“Putin lojtar i fortë në gjeopolitikë”/ Nesho: Irani është shkelësi i prodhimit bërthamor

17:48 : 14/06/2025
AKTUALITET

Përplasi 5 këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

17:33 : 14/06/2025
AKTUALITET

Zjarr pranë Qendrës Rezidenciale Lira në Berat, persona të paidentifikuar ndezën disa goma

16:58 : 14/06/2025
Lajmet e Dites

“Teherani do të digjet”/ Ministri izraelit i mbrojtjes paralajmëron Iranin për sulmet me raketa

16:38 : 14/06/2025
Para

Ditmir Bushati nis katarsisin brenda Rilindjes/ Ja mesazhi që poston, thumbon Rilindjen e Ramës …

TË GJITHA

Konflikti Iran-Izrael/ Papa Leoni bën thirrje për paqe: Askush nuk duhet të kërcënojë kurrë ekzistencën e tjetrit

18:23 : 14/06/2025

Vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

18:05 : 14/06/2025

“Putin lojtar i fortë në gjeopolitikë”/ Nesho: Irani është shkelësi i prodhimit bërthamor

17:48 : 14/06/2025

Përplasi 5 këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

17:33 : 14/06/2025

Zjarr pranë Qendrës Rezidenciale Lira në Berat, persona të paidentifikuar ndezën disa goma

16:58 : 14/06/2025

“Teherani do të digjet”/ Ministri izraelit i mbrojtjes paralajmëron Iranin për sulmet me raketa

16:38 : 14/06/2025

Kosova dëbon policin nga komuniteti serb! Sveçla: Është person i rekrutuar nga institucionet e inteligjencës

16:25 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com