Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, ka firmosur vendimin për dëbimin e një shqiptari nga Italia.
Përmes një postimi në rrjet, Salvini ka bërë të njohur dekretin që dëbon shqiptarin duke e cilësuar si të rrezikshëm për Italinë.
Fjala është për 43-vjeçarin M.M., shqiptar nga Kosova, i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit.
“Sot kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s, pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit”, ka shkruar ministri në Facebook, duke shtuar “Jashtë nga Italia kushdo që dëshiron te na sjelle luftë në shtëpi”.