Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka njoftuar mbajtjen e një konference për mediat në selinë e kësaj partie.
Konferenca do të mbahet në orën 15:30, ndërsa në qendër të saj pritet të jetë situata politike në vend, e përfshirë nga një krizë që duket se po thellohet, dhe palët qeveria dhe opozita, ndodhen në pozicione krejt të kundërta.
Nuk dihet se çfarë vendimi mund të komunikojë kreu demokrat, i cili në ditët e fundit ka shtuar dozat e denoncimeve, veçanërisht në drejtim të kryebashkiakëve të Rilindjes, të shpallur fitues pas votimeve të 30 qershorit.
Ndoshta edhe sot, kreu demokrat mund të paraqesë prova dhe fakte të reja, mbi kryebashkiakët që mund të kenë probleme me ligjin për dekriminalizimin, ose mund të vijojë denoncimet lidhur me aferën 15 mln euro të Tatimeve.













