Gjatë kërkimeve për vrasjen e djeshme në Selenicë të Vlorës, policia ka arrestuar një 27-vjeçar me iniciale S.R.
Ai ra në prangat e policisë pasi qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me vete. 27-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi. S. R., u kap afër malit të Beunit në fshatin Matogjin.
Policia po punon ende për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve për vrasjen e Nikola Ikonomi ose i njohur ndryshe si Laver Tozaj mbrëmjen e djeshme.














