• Kontakt
Saturday, June 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Kush do me u ba zot i ujit tem?!

11:11 : 08/08/2019
në OP-ED, POLITIKE, SOCIALE

Nga Dom Gjergj Meta

Fjalët epike të Nanë Martes nga Kaçinari, që u bënë virale këto ditë vere, se “kush asht ai që don me u ba zot i ujit tem?” i dha protestës për HEC-et në Mirditë një përmasë që nuk e kishte deri më sot: përmasën femërore, madje amnore, që lidhet ngushtë me përmasën e historisë. Protestat deri më sot në Shqipëri kanë qenë punë meshkujsh e muskujsh, jo punë për gra.

Një smartphone amator ka fiksuar një grua në moshë e cila, me një të folme mirditorçe të pastër, me shikim të vendosur e fjalë të ndara qartas, kërkon llogari. Ajo nuk merret me teori ambjentaliste, që sigurisht kanë rëndësinë e vet, por do të shikojë në sy atë që ‘don me u ba zot i ujit të saj’. Nuk është aspak kërcënuese apo vulgare, nuk shan e nuk fyen, por e din se është në të veten dhe se prej aty ku është ajo mund të shikojë në sy gjithkënd dhe pa frikë. Janë nga ata njerëz që në atë moshë nuk kanë më frikë, jo sepse janë jashtëtokësorë, apo sepse nuk kanë çfarë humbasin, por sepse kanë urtinë e moshës dhe kanë kaluar nëpër frikërat e jetës.

Kjo video e ajo fytyrë duhet të bëhet emblemë e çdo proteste kundër një padrejtësie. Dhe HEC-et, ashtu si shumë gjëra të tjera në këtë vend, janë padrejtësi. Ajo grua, që mbart në trup veshjet e gjyshes mirditore, kryen më së miri funksionin që kanë gratë dhe nanat, si djepa që përkundin kujtesën historike të fisit dhe të popullit. Prandaj komentet për të kanë qenë bujare në këto ditë e plotësisht të merituara.

Lexo edhe:

Anatomia e një lindjeje të munguar, pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

Bosnja sërish nën mbikëqyrje: Kontrolle më të ashpra për paratë e qytetarëve, diasporës dhe ekonomisë

Nanë Marta mbart në vetvete tri kohë: një kohë kur vijën e ujit e ndante kanuni: ‘rendi i ujit do të ndahet me kërcik sipas oket…’; një kohë kur e ndante kooperativa për arat; një kohë kur duan ta fusin në tuba të ndryshkur për t’ia shitur pastaj po atyre njerëzve në fatura drite.

Në rastin e parë përfituesit ishin vetë njerëzit në atë vend ku i kishte vendosur Zoti, në rastin e dytë ishte një dhunë shtetërore e në të tretin është një dhunë ‘demokratike’.

Ajo e din mirë vlerën e ujit, ia ka ndje zhurmën qysh se ka ardhë nuse aty, e fëmijët e saj, e të tjerë si ato, qysh se kanë le. Po ashtu të parët e tyre e të parët e të parëve. I kanë parë bereqetin atij uji e janë fresku në kohë vere. E ka pirë toka e i ka shku frutave të pemëve në çdo kapilar.

Ashtu si Mara e Pepës që u dha mend burrave mirditas nën Lisat e Marpepës, ashtu nanë Marta na tregon rrugën të gjithë neve.

Është nana ajo që u tregon fëmijëve historinë e nanë Marta na e tregoi me një fjali të thjeshtë: ‘kush asht ai që do me u ba zot i ujit tem?’. Na tregoi se ai ujë ka zot pas Atij që e ka krijuar. E zot i ujit nuk është vetëm një familje, as vetëm një fis e as më pak dikush që ka ndie për atë vend vetëm kur ka marrë vesh se ka fitim, por një komunitet njerëzish me një histori të caktuar. Do kishte qenë mirë që kështu të kishte ndodhur edhe për Valbonën e Fanin, kur i dhanë me koncesion ata që sot janë në opozitë, por po ndodh tani. E megjithatë më mirë vonë se kurrë.

Mirdita është hallemadhe. E kur them këtë fjalë më kujtohen vajet e plakave kur vdiste një grua, e cila kishte pasur shumë mundime në jetë e i thuhej: ‘O hallemadhja e jonë!’

Mirdita sot ka ende rrugë të pashtruara, ka sistem shëndetësor të pamjaftueshëm, ka rini të papunë e rini që ikën, ka familje që jetojnë në limitet e mbijetesës. Nuk janë vetëm HEC-et problemi i Mirditës e as i gjithë Verilindjes e Shqipërisë. Janë një shumësi problemesh që kërkojnë e presin zgjidhje.

Nanë Martë e dashur, unë uroj që ai ujë i Kaçinarit e Simonit të rrjedhë sikurse ka bë ndoshta me qindra e mijëra vjet, ndoshta me miliona. Të mos i ndalet rrjedha. Por kam frikë se kanë për t’ia ndalur rrjedhën, do ta fusin në tuba e do ta marrin. Do ta shesin e ti përsëri do paguash të njëjta fatura dritash vetëm se nuk ke për t’ia ndje më gurgullimën. Sepse sot ka njerëz që “punojnë” dhe “vendosin” për shqiptarët, mirditorë, dibranë, matjanë e kuksianë, por “punojnë” e “vendosin” pa ata.

Dikur ta ka marrë tokën e ujin shteti, por tash po ta “blejnë” d.m.th. rrëmbejnë pa të drejtë kthimi.

Por unë jam me ty Nanë Martë e me të gjithë ata që kërkojnë një jetë në vendin e tyre. Nuk kam fuqi të zgjidh probleme, por jam këtu.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Anatomia e një lindjeje të munguar, pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

08:42 : 20/06/2026
RAJONI

Bosnja sërish nën mbikëqyrje: Kontrolle më të ashpra për paratë e qytetarëve, diasporës dhe ekonomisë

08:29 : 20/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria pritet të humbasë 43% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050, e katërta në botë

08:15 : 20/06/2026
AKTUALITET

Fundjava me diell përvëlues, ja sa do të shkojnë temperaturat

08:08 : 20/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 20 qershor 2026

23:00 : 19/06/2026
AKTUALITET

Berisha publikon videon nga festa e Ballukut: S’kena me u pa më bashkë…

22:53 : 19/06/2026
Para

VIDEO/ Basha akuza Ramës: Po vjedh paratë gjoja për ...

TË GJITHA

Anatomia e një lindjeje të munguar, pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

08:42 : 20/06/2026

Bosnja sërish nën mbikëqyrje: Kontrolle më të ashpra për paratë e qytetarëve, diasporës dhe ekonomisë

08:29 : 20/06/2026

Shqipëria pritet të humbasë 43% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050, e katërta në botë

08:15 : 20/06/2026

Fundjava me diell përvëlues, ja sa do të shkojnë temperaturat

08:08 : 20/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 20 qershor 2026

23:00 : 19/06/2026

Berisha publikon videon nga festa e Ballukut: S’kena me u pa më bashkë…

22:53 : 19/06/2026

Protestat kundër Ramës, një grup eurodeputetësh vijnë me urgjencë në Shqipëri

22:43 : 19/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetsmovejojobetmarsbahis girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahisgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobet