• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau 2 persona kur ishte 17 vjeç, ishte ndër 200 më të kërkuarit e Interpol/ Zbulohen detaje për gjobvënësin e…

14:58 : 06/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

37-vjeçari i arrestuar pasi kanosi biznesmenin duke i marrë mbi 5 mijë euro, njohet si person i rrezikshem nga policia, me precedente te meparshem dhe i denuar.

Një biznesmen nga Korça është kërcënuar në mënyrë të përsëritur nga një person, i cili në këmbim të faljes së jetës i kërkonte para. Autori i ka kërkuar biznesmenit shumën prej 5000 eurosh, ndërsa e kërcënonte këtë të fundit deri në marrjen e jetës.

Biznesmeni, pronar i një subjekti në fushën e shërbimeve, është kërcënuar dy herë nga 37- vjeçari Edison Lumi, i cili ka përdorur edhe thikën për të kërcënuar biznesmenin dhe për të arritur qëllimin e tij. Pasi herën e parë ai i ka kërkuar 5000 euro, duke i lënë edhe afat, Lumi është drejtuar përsëri te biznesmeni, duke e bërë edhe më të frikshëm kërcënimin e tij. Nën presionin e thikës, ai i ka kërkuar biznesmenit shumën monetare, duke i deklaruar qartë se nëse nuk ia mundësonte, do ta vriste.

Por, ndërsa është larguar, biznesmeni ka përfituar për të kërkuar ndihmën e Policisë, duke treguar me detaje se çfarë kishte ndodhur. Sipas të dhënave të Policisë, 37- vjeçari u arrestua, pasi dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 eurosh. “Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur ka konsumuar elementet e veprës penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të këtij shtetasi”, bëri me dije Policia. Por, ndërkaq, Lumi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 1999, kur ishte vetëm 17 vjeç, ai është dënuar për vrasjen e dy personave me 12 vite e 6 muaj burg. Emri i tij, deri në vitin 2013, ishte në listën e 200 personave më të kërkuar nga Interpoli. Lumi, në bazë të vendimit të Gjykatës së Korçës, nuk ka kryer asnjë ditë burg, pavarësisht se u ka marrë jetën dy personave.

Lexo edhe:

Qytetarët durrsakë udhëtojnë 140 km për ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit i papërdorshëm

Grupi Houthi sulmon me dronë Izraelin jugor, mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar Ramon

Kjo, pasi në vitin 2010, përfaqësuesi i tij ligjor i drejtohet Gjykatës me qëllim parashkrimin e ekzekutimit të dënimit penal. Kështu, në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë shkruhet se çështja është pushuar, pasi vepra penale ishte shuar. “Kërkuesi Edison Lumi është dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg, pasi është deklaruar fajtor për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje parashikuar nga nene 78 e 278/2 të K.Penal.

Me kërkesën drejtuar Gjykatës, i dënuari ka kërkuar shuarjen e dënimit, duke pretenduar se dënimi është parashkruar, pasi kanë kaluar 10 vjet nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë. Përfaqësuesja e Prokurorisë, pasi u njoh me kërkesën e të dënuarit dhe vendimin e dënimit, deklaroi se dënimi për këtë shtetas është shuar me vendimin nr. 253, datë 13.4.2010, të kësaj Gjykate.

Mbrojtësi me prokurë i kërkuesit, pasi u njoh me urdhrin e prokurores, deklaroi se heq dorë nga kërkesa dhe kërkoi pushimin e gjykimit”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Korçës.

DËNIMI

Deri para pak vitesh, 37- vjeçari ishte në listën e personave më të kërkuar brenda dhe jashtë vendit. Edison Lumi, pas vrasjes së dy personave në moshën 17-vjeçare, arriti t’i fshihej Policisë për më shumë se 10 vite. Pas kësaj, ai kërkoi që Gjykata e Korçës të njihte parashkrimin e dënimit apo, siç thuhet ndryshe, faljen e dënimit me burg me 12 vite e gjashtë muaj.

Kodi i Procedurës Penale, neni 68, parashikon: “Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar: dhjetë vjet për vendimin që përmban dënim pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet burgim”. Dënimi i formës së prerë për të ka qenë mbi 12 vite, duke bërë që Prokuroria dhe Gjykata e Korçës, pas 10 vitesh në kërkim, të shuajnë dënimin e dhënë për Lumin në mesin e vitit 2013. /PANORAMA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët durrsakë udhëtojnë 140 km për ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit i papërdorshëm

16:52 : 07/09/2025
BOTA

Grupi Houthi sulmon me dronë Izraelin jugor, mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar Ramon

16:39 : 07/09/2025
SPORT

ZYRTARE/ Tirana shkarkon Vangjel Milen, aventura e trajnerit zgjati vetëm 2 ndeshje

16:30 : 07/09/2025
AKTUALITET

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

16:22 : 07/09/2025
AKTUALITET

Zjarrfikësi nga Fushë-Arrëzi: Jetojmë me rrezikun çdo ditë, por pagat s’mbajnë familjen! Shteti të vërë dorë

16:10 : 07/09/2025
SHOW BIZ

Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025

16:01 : 07/09/2025
Para

Pse Rilindja komunikon me një aplikacion sekret që e ka origjinën në Rusi/ Paralajmërimi i fortë...

TË GJITHA

Qytetarët durrsakë udhëtojnë 140 km për ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit i papërdorshëm

16:52 : 07/09/2025

Grupi Houthi sulmon me dronë Izraelin jugor, mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar Ramon

16:39 : 07/09/2025

ZYRTARE/ Tirana shkarkon Vangjel Milen, aventura e trajnerit zgjati vetëm 2 ndeshje

16:30 : 07/09/2025

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

16:22 : 07/09/2025

Zjarrfikësi nga Fushë-Arrëzi: Jetojmë me rrezikun çdo ditë, por pagat s’mbajnë familjen! Shteti të vërë dorë

16:10 : 07/09/2025

Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025

16:01 : 07/09/2025

U dërgua me urgjencë në spital, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave dhe kthehet në burg

15:50 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com