Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme tek ura e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, teksa janë përplasur dy automjete.
Siç shihet në fotot e Report tv, njëri prej mjeteve të aksidentuar është tip Volkswagen.
Nuk dihet nëse ka viktima nga aksidenti. Policia ka rrethuar zonën dhe po heton për shkaqet e aksidentit.