Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video, në të cilën shfaqen bosh plazhet e Sarandës.
“Rekordi tjetër i zi i narkoshtetit!Bandat e narkotatimorëve me në krye ndrikull Falimentin e shuajnë turizmin. Gushti, në pikën më të ulët në tre dekada! Turp! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha, duke postuar mesazhin dhe videon e mëposhtme.
Përshëndetje doktor!
Ora 10:10, plazhet e Sarandës bosh! Pronarët e bizneseve shprehen që kjo nuk ka ndodhur kurrë të paktë në 25 vitet e fundit që në pikun e sezonit të jetë kjo situatë!
Njëri nga pronarët më tha qe i kanë anulluar në hotelin e tij mbi 80 rezervime me turistë të huaj, arsyeja sepse ka bërë bujë lajmi në vendet e tyre që Shqipëria qeveriset nga një grup gangsterësh të rrezikshëm!