• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prapaskenat/ Malaj flet pa dorashka: Armiku im në PS, Erjon Veliaj. Rama dhe Ruçi…

13:08 : 03/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Arben Malaj, ish-ministër dhe ish-deputet i PS-së, i jep përgjigje pyetjeve se kush fshihet pas kërkesës për shkarkimin e tij nga Banka e Shqipërisë, pse ka frikë Erion Veliaj nga kritikat, dhe pse po kthehet në Partinë Socialistë kur anija po mbytet.

Në një intervistë për MAPO, Malaj shteron këtë argumentin e kërkesës për shkarkim, me të gjitha arsyet që i kanë shtyrë socialistët e tij ta godasin duke aluduar se nisma e tyre është marrë nën ndikimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi nuk ka bekimin e kryeministrit Rama dhe nuk është pranuar as nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Daljet publike kundër mënyrës se si qeveris Veliaj në Tiranë e vunë në shënjestër Malajn, i cili u largua nga PS-ja në vitin 2013 pasi për disa kohë udhëhoqi një lëvizje për mendim ndryshe brenda partisë, po që nuk gjeti terren përballë kryesocialistit Rama.

Pikërisht në momentin kur të vetët po e përzënë nga dera, ai ka vendosur të kthehet nga dritarja, duke u rianëtarësuar në PS. Veprimi simbolik për Malajn do të thotë më shumë se sa kaq.

Ai beson se shpejt kur PS të dalë në opozitë do të nisin ta braktisin ata që u dehën nga pushteti i saj, ndërsa socialistët e vërtetë si ai do të qëndrojnë.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

“Ndiej dhimbje shoqërore, dikush i ka keqpërdorur 28 deputetë të parlamentit të vendit tim, i ka keqpërdorur, për llogari të kujt? Kjo duhet të hetohet nga Prokuroria e Shtetit Shqiptar sepse është tentuar të preket pavarësia reale e Bankës së Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi ka deklaruar se nuk gjen argumente ligjore për t’ua kaluar kërkesën 28 deputetëve në seancë ku votohet shkarkimi.

Kryeministri Rama u shpreh se nuk ka asnjë shqetësim për qëndrimet e mia publike. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë nuk kishte shprehur asnjë shqetësim.

Kërkesën e 28 deputetëve nuk e kishte nënshkruar ish-kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave dhe tani Zv.kryeministër, nuk e kishte nënshkruar as ish-ministri i Financave dhe tani kryetar i komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave, përgjegjës për garantimin e pavarësisë reale të BSH. Pas kësaj analize, shqetësimi im është konkret: Kush e inicioi këtë kërkesë?

Duke filluar nga data 10 gusht 2019, çdonjëri prej 28 deputetëve nënshkrues do të përballen në gjykatë sepse me veprimin e tyre që rezultoi një shpifje, tentuan të cenojnë integritetin njerëzor dhe kredibilitetin tim publik.

Ballafaqimi nëpërmjet proceseve gjyqësore është investimi më i mirë që unë do t’i bëj vendit tim në qartësimin e qeverisjes së tij në parimin e ndarjes, balancës dhe kontrollit të pushteteve.

Pas këtyre proceseve gjyqësore, deputetët dhe administratorët e BSH nuk do të guxojnë më të keqpërdoren për të goditur mbrapa shpine të zgjedhurit në institucionet kushtetuese, pavarësia reale e të cilëve është pjesë e kolonave shtetformuese të çdo vendi”, shprehet Malaj.

Duke vijuar akuzat ndaj Erjon Veliajt, ish-ministri i Financave në qeveritë socialiste, shprehet se kredibilitetin nuk ta jep dalja e përditshme në televizor, konkluzioni se pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute vlen për Veliaj më shumë se për këdo tjetër.

“Qeverisja e tij arrogante dhe e babëzitur kërcënon deri jetën e përditshme të shqiptarëve. Kujtoni përndjekjen e fermerëve që shisnin perime e prodhimet e tyre për të blerë ushqime për fëmijët dhe ilaçe për familjarët e tyre, kujtoni Astirin ku në mes të dimrit kërkonte t’i nxirrte në mes të dimrit nga shtëpitë disa qindra fëmijë të vegjël. Veliaj i quan “shpellarë” protestuesit e Astirit, i konsideron “histerikë” artistët. Veliaj ka probleme nga frika që për shkak të modelit të qeverisjes jo larg e ardhmja e tij politike do të jetë një e shkuar e dëmtuar nga vetë ai”, shprehet ai.

Lidhur me krizën politike, Malaj thekson se sa më shumë të zgjasë, aq më të rënda janë pasojat që paguajnë shqiptarët.

“Kriza bëhet më e thellë sepse shfaqet në aspektin ekonomik, social, buxhetor, financiar, politik, shfaqet në formën e saj më varfëruese që është kriza e humbjes së shpresës, kriza e braktisjes së vendit.

Kjo po e varfëron Shqipërinë shpirtërisht me tkurrjen dhe tharjen e burimeve të kapitalit human dhe social. Krizën duhet ta zgjidhin politikanët tanë, por siç thotë Ajnshtajni ne nuk mund t’i zgjidhim krizat me të njëjtin mentalitet që i kemi krijuar ato, pra do t’i zgjidhim jo me mentalitetin e grindjeve partiake, jo me mentalitetin se fituesi i merr të gjitha, jo me mentalitetin se ka vetëm një zgjidhje, jo me mentalitetin se fajin e kanë gjithmonë të tjerët”, thekson Malaj.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Tifozët kuqezi bëjnë kërkesën speciale

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com