Katër hektarë pyje në Sarandë janë përfshirë nga flakët ditën e sotme. Fillimisht zjarri ka nisur në fshatin Volloder, në vendin e quajtur Burimi.
Policia dhe zjarrfikësit janë duke u përpjekur të shuajnë flakët dhe të mos lejojnë përhapjen.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit, policia e Sarandës ka nisur hetimet.