• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pastori që predikon prishjen e Teatrit Kombëtar dhe “pagëzon” kulla

11:37 : 03/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pastori si klerik i një Kishe Protestante ishte në momentin e duhur, në vendin e duhur dhe me njeriun e duhur përballë. Ai i martoi në “frymën e Zotit” çiftin Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. Që nga ajo kohë, pastor Toni Gogu, njohu vetëm ngjitje karriere, përfshirje në politikë, pushtet, para dhe fort mbarësi nga benefitet e Rilindjes.

Deri pak muaj më parë ishte në postin e zëvendësministrit të Drejtësisë, sot është kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe një nga personazhet atipik për nga atstura dhe përfaqësimi që në ditën e parë në këtë detyrë e nisi në një vëzhgim pranë godinës së Teatrit Kombëtar. Aty mbajti një takim pune (në këmbë), me zëvëndëkryetarin e përjetshëm të Bashkisë Tiranë të kohës Veliaj, Arbër Mazniku dhe zëvendësministren e Brendshme Romina Kuko, ku të tre flisnin e aprovonin njëri-tjetrin me tundje koke e shkundje duarsh, në aprovimin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Gogu, ose ndryshe i njohur si ‘Pastor Genti’, i është bashkuar Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë, si përfaqësues i fesë protestante. Ai është shprehur se u bë besimtar në moshën 19-vjeçare në vitin 1991 kur sapo shqiptarët i ishin rikthyer praktikumit të fesë dhe besimeve të tyre pas ndalimi nga diktatura. Tashmë pastori që mban disa emra, pagëzimi, pseudonime të çunave të lagjes, apo zyrtare, ka një karrierë politike, duke u katapultuar nga kryeministri Edi Rama në vitin 2017, si zëvendësministër i Drejtësisë.

Edhe ai post i rrinte pak “ngushtë”, ndaj një dorë e zgjatur i erdhi nga kryebashkiaku Erion Veliaj, që pati nderin dhe privilegjin e madh që ta martonte. Me propozimin direkt të Veliajt, Gogu është zgjedhur kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Nderi duhet shpërblyer…dhe nuk vonoi.

Lexo edhe:

Shenjestër e shpërthimit me lëndë plasëse në Fushë-Krujë? Reagon Jozi

Skandal në Itali! Një faqe p*rnografike publikon foto të manipuluara të Giorgia Melonit

Pastori është i vendosur që me frymën që i vjen nga ‘Lart’ si një zë ‘Hyjnor’ të miratojë çdo nismë dhe mbajë qëndrim publik për prishjen e godinës historike dhe më pas të “pagëzojë” ngritjen e gjashtë kullave, nga kompania e paracaktuar “Fusha sh.p.k”. Ashtu duke cituar “librat e shenjtë”, ky pastor-politik, nuk i ngjan homologëve të tij, që çdo ditë predikojnë paqe, ndërtim dhe jo shkatërrim, bisedime dhe jo konflikt.

Megjithatë, punët e “Përëndisë” i la mënjanë, për të nisur ato të qeverisë. Si mundet që një klerik (apo ish i tillë), të dalë hapur kundër prishjes së një objekti të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore? A do ishte i gatshëm të mbante këtë qëndrim edhe për një objekt kulti, të besimit të tij, apo të besimeve të tjera që të shkatërroheshin nga fadromat, vetëm se pse është i vjetër dhe jashtë shijeve të kryeministrit dhe kryebashkiakut?

Pyetjeve të tilla Toni Gogu nuk ka ndërmend tu japë përgjigje, por të paktën si pastor (njeri i fesë), do të duhet të artikulohej kundër dhunës policore që u ushtrua mbi atistët që protestuan për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ndoshta “besimi i ri” në Partinë Socialiste, apo të Rilindjes së Edi Ramës, e ka frymëzuar të ndërmarrë nisma që mund të çojnë në mëkat shoqëror çdo politikan, që sot e ndjen veten të superpushtetshëm.

Mbi kryet e zyrave të bashkisë pritet që të ngrihen gjashtë kulla që do zenë edhe dritën e diellit. Pastori këtë mund ta shohë si “vullnetin e Zotit Ramë” shkatërrimin e godinës së teatrit dhe mbirjes së disa kullave. “Në emër të Atit Ramë, Birit Erion dhe Shpirtit të Shenjtë Rilindje”, shumë çudira po ndodhin.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shenjestër e shpërthimit me lëndë plasëse në Fushë-Krujë? Reagon Jozi

19:32 : 28/08/2025
Foto IPP/Fabio Cimaglia Roma 13/05/2024 Incontro tra il primo ministro del governo italiano e il premier della Repubblica Ceca nella foto il premier Giorgia Meloni Presidente del Consiglio dei ministri della Repubblica Italiana. *** Photo IPP Fabio Cimaglia Rome 13 05 2024 Meeting between the prime minister of the Italian government and the premier of the Czech Republic in the photo Premier Giorgia Meloni President of the Council of Ministers of the Italian Republic PUBLICATIONxNOTxINxITAxFIN
BOTA

Skandal në Itali! Një faqe p*rnografike publikon foto të manipuluara të Giorgia Melonit

19:19 : 28/08/2025
AKTUALITET

Bllokimi i tunelit të Llogarasë, policia: Ndodhi një aksident, u përplasën 3 makina

18:57 : 28/08/2025
RAJONI

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova e gatshme të bashkëpunojë

18:52 : 28/08/2025
RAJONI

Osmani diskuton me Prattipatin për “hapat drejt konstituimit të plotë” të Kuvendit

18:42 : 28/08/2025
AKTUALITET

Korçë/ Fëmija bllokohet nga një kokërr fasule, niset me urgjencë në Tiranë

18:35 : 28/08/2025
Para

VIDEO/ Autobusi i udhëtarëve shpërthen në flakë, 5 të vdekur, mes të cilëve një fëmijë

TË GJITHA

Shenjestër e shpërthimit me lëndë plasëse në Fushë-Krujë? Reagon Jozi

19:32 : 28/08/2025
Foto IPP/Fabio Cimaglia Roma 13/05/2024 Incontro tra il primo ministro del governo italiano e il premier della Repubblica Ceca nella foto il premier Giorgia Meloni Presidente del Consiglio dei ministri della Repubblica Italiana. *** Photo IPP Fabio Cimaglia Rome 13 05 2024 Meeting between the prime minister of the Italian government and the premier of the Czech Republic in the photo Premier Giorgia Meloni President of the Council of Ministers of the Italian Republic PUBLICATIONxNOTxINxITAxFIN

Skandal në Itali! Një faqe p*rnografike publikon foto të manipuluara të Giorgia Melonit

19:19 : 28/08/2025

Bllokimi i tunelit të Llogarasë, policia: Ndodhi një aksident, u përplasën 3 makina

18:57 : 28/08/2025

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova e gatshme të bashkëpunojë

18:52 : 28/08/2025

Osmani diskuton me Prattipatin për “hapat drejt konstituimit të plotë” të Kuvendit

18:42 : 28/08/2025

Korçë/ Fëmija bllokohet nga një kokërr fasule, niset me urgjencë në Tiranë

18:35 : 28/08/2025

Kaos në Tunelin e Llogarasë! Bllokohet qarkullimi, radhë kilometrike

18:25 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com