• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një përgjigje ndaj çapaçulit të Ramës/ Gjysmë të vërtetat e një gënjeshtari patologjik

09:40 : 01/08/2019
në AKTUALITET, KULTURE, POLITIKE

Regjisori Kastriot Çipi ka reaguar pas deklaratave të Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i cili ka paralajmëruar ndër të tjera edhe padi ndaj atyre që mbrojnë Teatrin, me pretendimin se i kanë zënë zyrën.

Çipi shkruan në një reagim të gjatë, se Çuli na mallëngjen duke u zotuar se, nëse TK dhe TKE i preket qoftë edhe një cm2, ai do të protestojë kundër Ramës dhe Veliajt. Por, sipas Çipit, për këtë nuk venë bast as ata më të dëshpëruarit nga mbyllja e pikave të basteve sportive në Shqipëri…

Nga Kastriot Çipi, regjizor

Drejtori i Teatrit Kombëtar (TK), z. Hervin Çuli, ka dhënë dje një intervistë për Report TV, gjatë së cilës, dashur pa dashur, ka bërë disa pohime të vlefshme.
Çuli, më në fund, ka pohuar atë, që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), ka mbi tre muaj që e denoncon publikisht: mbishkrimin në fasadën e TK e ka hequr Bashkia Tiranë! Në deklarimin e tij, z. Çuli zihet ngushtë kur përpiqet ta justifikojë veprimin e Bashkisë Tiranë, duke thënë se ndoshta kishte zhvendosje të shkronjave dhe rrezik rënieje. Më tej shton, por e ndryshon aty për aty deklaratën, duke thënë se shkronjat janë hequr për t’i riparuar, ose ndoshta jo…

Por Çuli nuk thotë me çfarë tagri ligjor e ndërmori Bashkia Tiranë këtë hap? Ai është drejtori i TK. Ndërtesa është pronë e Ministrisë së Kulturës. Pse as drejtori i TK dhe as zonja ministre e Kulturës, së paku, nuk u vunë në dijeni të problemit?

Lexo edhe:

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit

Më 26 prillin e shkuar, AMT depozitoi në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim kolektiv për këtë rast. Deri dy muaj pas kallëzimit, Prokuroria ende nuk kishte caktuar një prokuror për të ndjekur këtë kallëzim. Por ndoshta pas pohimit publik, me zë dhe figurë, nga drejtori i TK, Prokuroria do të vendosë ta marrë në pyetje atë dhe do të hapë një hetim ndaj Bashkisë Tiranë.

Pohimi tjetër i vërtetë i Çulit është se trualli mbi të cilin ngrihen sot TK dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental (TKE) është 5500 m2. Mirëpo, siç e ka ves, Çuli nuk thotë dot dy të vërteta rresht. Në fjalinë pasuese ai thotë se kjo sipërfaqe garantohet shprehimisht në “Ligjin Special” se nuk do të preket. E sfidoj publikisht z. Çuli të thotë nenin ose paragrafin e “Ligjit Special”, VKM-së së dalë në zbatim të tij, apo dokumentit të shpalljes së garës nga ana e Bashkisë Tiranë, ku citohet shifra 5500 m2 ose garantohet paprekshmëria e tij.

Gënjeshtra e rradhës, në të njëjtin fragment, është se gjurma e ndërtimit (sipërfaqja e katit të parë) të TK dhe TKE, sipas Çulit, sot është 1200 m2. Edhe lopa e di se sheshi publik midis dy teatrove nuk është 4300 m2 (5500 – 1200 = 4300), pra 3,5 herë më i madh se ndërtimi. Siç shihet në grafikën e paraqitur më poshtë, gjurma e ndërtimit të TK dhe TKE është plot 3923 m2. Edhe vetëm TKE ka më shumë sipërfaqe: 1370 m2. Nëse nuk e beson, Çuli mund të shohë kontratën e qerasë së bingos “Ylli”, lidhur nga ish-ministri i Kulturës Rama, ku përfshiheshin dy hollet e TKE (pa sallën kryesore të shfaqjeve) ku sipërfaqja e cituar në faqen e parë është 500 m2 (e njëjta sipërfaqe shënohej 625 m2 në të gjitha kontratat e mëparshme). Ose mund të shohë kontratën e qerasë së klubit të natës “Bretkosa”, që zinte vetëm hollin e parë të TK, lidhur sërish mes ish-ministrit Rama dhe përkrahësit të shembjes së TK, Leka Bungo, sipërfaqja e të cilit është 230 m2. Nëse tre nga katër hollet e TK dhe TKE kanë sipërfaqe 730 m2, si ka mundësi që holli i katërt, plus dy salla shfaqjesh, plus dy skena, plus studio provash dhe repartet e prodhimit e shërbimit janë 470 m2 (1200 – 730 = 470)?!

Në fund të përgjigjes, Çuli na mallëngjen duke u zotuar se, nëse TK dhe TKE i preket qoftë edhe një cm2, ai do të protestojë kundër Ramës dhe Veliajt. Por për këtë nuk venë bast as ata më të dëshpëruarit nga mbyllja e pikave të basteve sportive në Shqipëri…

Këtë përgjigje Çuli e nis me gënjeshtër. Thotë se u arrit marrëveshje mes SASE (Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit), të përfaqësuar nga Altin Basha, Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka, me Veliajn. E vërteta është se këta të tre nuk kanë qenë asnjë sekondë anëtarë të SASE-s. Këtë e them me përgjegjësi të plotë, si anëtar i Kryesisë së SASE-s qysh nga themelimi.

E vazhdon me gënjeshtër, duke thënë se pas kësaj marrëveshjeje u bë ligji special pa emrin e kompanisë Fusha shpk. E vërteta është se projekt-ligji ishte gati dhe ndërkohë që tre artistët pozonin duke qeshur me Veliajn, Këshilli i Ministrave e kishte dërguar në Kuvend, ku u miratua pas një jave, ndërsa emri i kompanisë Fusha shpk u hoq pas rikthimit në Kuvend nga Presidenti dhe pas amendimit të ligjit në shtator, pra tre muaj më pas.

Në këtë pjesë të intervistës, Çuli bën një tjetër pohim të rendësishëm, që nuk e ka bërë qysh prej një jave, as Rama, as Veliaj: që ndërtesat historike të TK dhe TKE sot mbrohen nga qytetarët!

“Përfundimisht Teatri nuk drejtohet më as nga unë, as nga Ministria e Kulturës, por nga ky grupim. … institucioni nuk është më në kontroll të administratës dhe të punonjësve të Teatrit Kombëtar…” thotë ai.

Këtë nuk do ta quaja gënjeshtër, por thjesht lajthitje të një njeriu të pamësuar me administratën. Ndërtesa nuk është institucioni. Ai vazhdon të jetë drejtor i institucionit të TK, që aktualisht përdor ndërtesën e quajtur “Arturbina”.

Por vazhdimi i përgjigjes është grotesk:

“…nesër-pasnesër mund të ketë objekte të dëmtuara, të vjedhura dhe përgjegjësia është mbi punonjësit. Janë vlera monetare dhe historike të jashtëzakonshme”
Pra Çuli na konsideroka “vlera historike të jashtëzakonshme” që duhen ruajtur rekuizitat dhe kostumet, por jo ndërtesën e TK!

Çuli jep argumentet pse nuk mund të ndërtohet një teatër i ri diku tjetër

“30 vjet nuk kam parë aktiv asnjë nga intelektualët që të shkruajnë fjalë për teatrin. Nëse këta do ishin aktiv, do kishin dhënë mendime të pjekura do kishin të drejtë morale, por sot po futen futen thjesht për të kundërshtuar Ramën.”

E marr me mend se pas kësaj replike nga ana ime, Çuli do ta tërheqë këtë gënjeshtër, sepse ai e di mirë se unë, psh (por jo vetëm unë), kam plot 20 vjet që shkruaj e flas në media për çështjen e Teatrit Kombëtar. Dhe e kam nisur me një shkrim kundër Ramës, më 5 nëntor 1999, pasi dhashë dorëheqjen si nëndrejtor i TK, pikërisht sepse nuk pajtohesha me politikën e Ramës ndaj TK.

Në fund të intervistës, Çulit i vjen radha të thotë sërish të vërtetën. “Nuk ka vullnet politik për të ndërtuar një teatër të ri, përpos këtij të vjetrit”, thotë ai, duke zbuluar kështu se është Rama që nuk e do zgjidhjen që do t’i bënte të lumtur të gjithë: ndërtimin e një teatri të ri, krahas restaurimit të teatrit të vjetër.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

10:23 : 06/06/2026
AKTUALITET

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit

10:17 : 06/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 16-vjeçari që drejtonte mjetin

09:57 : 06/06/2026
AKTUALITET

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026
BOTA

Pas rrëzimit të dronëve mbi Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet radarët iranianë

09:35 : 06/06/2026
AKTUALITET

Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë

09:24 : 06/06/2026
Para

Gushti me plot surpriza/ Zbuloni çfarë parashikon horoskopi për ju këtë muaj

TË GJITHA

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

10:23 : 06/06/2026

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit

10:17 : 06/06/2026

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 16-vjeçari që drejtonte mjetin

09:57 : 06/06/2026

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026

Pas rrëzimit të dronëve mbi Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet radarët iranianë

09:35 : 06/06/2026

Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë

09:24 : 06/06/2026

Starmer paralajmëron: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030

09:09 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş