Dy vëllezër janë plagosur mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave zyrtare të plagosur me armë zjarri pistoletë kanë mbetur shtetasit K.F., 28 vjeç dhe H.F., 41 vjeç.
Dy vëllezërit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa ka marrë në pyetje familjarë dhe dëshmitarë.