• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet rrjeti i prostitucionit, ofroheshin shërbime për 100 euro/Zbardhen përgjimet

13:07 : 28/07/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Ajo që tashmë dihet po vërtetohet për çdo ditë se qendrat e masazhit janë lokale të prostitucionit. Express publikon Kallëzimin Penal të Policisë, se si dy punëtore ofronin shërbime seksuale, për të cilat klientët paguanin nga 20 deri në 100 euro. Policia kishte arrestuar pronarin dhe dy vajzat që po kryen shërbime të jashtëligjshme.

Dy vajza ishin të punësuara në mënyrë të jashtëligjshme në një lokal masazhi në Ferizaj. Aty, kryenin edhe prostitucion. Ofronin shërbime seksuale për klientët varësisht prej vlerës së eurove. 100 euro kushtonte një shërbim seksual, 50 euro seksi oral ndërsa masturbimi me dorë kushtonte 20 euro.

Krejt këto janë zbuluar nga hetimet e Policisë dhe Prokurorisë së Ferizajt në lokalin “Massage center relax” në këtë qytet.

Në kallëzimin penal të siguruar nga Gazeta Express shpjegohet në detaje se si kryhej prostitucioni dhe si bëhej pazari. Dy vajzat që po kryenin prostitucionin ishin nga Ferizaj. Njëra 25 vjeçare ndërsa tjetra 23. Pronari e lokalit ishte i lindur në Prishtinë Sh. Lami, 34 vjeç, me vendbanim në Greme.

Fillimisht, dy hetues policorë me autorizim të Prokurorit kishin lënë takim për masazh. Kishin shkuar në lokal. Ishin zhveshur ashtu siç u është kërkuar nga dy punëtoret.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Pastaj, fillon pazari i prostitucionit.

“Në dhomën në të cilën ka hyrë e dyshuara A.A me nofkën “Sonila” ka pyetur operatorin: “A doni vetëm masazh apo edhe shërbime tjera”, ku i thotë për seks oral çmimi është 50 euro, për marrëdhënie seksuale çmimi është 100 euro”, citohet biseda ndërmjet klientit dhe vajzës që ofronte shërbime seksuale.

Vajza që punonte si prostitutë kishte pranuar 50 euro si kundërvlerë për të kryer shërbimin e caktuar për këtë çmim. I kishte marrë paratë.

Ende pa filluar të kryente shërbimin kishte ndërhyre policia. Ia kishte gjetur paratë në gjep, të cilat ishin të Prokurorisë.

Të rasti i dytë vajza 23 vjeçe kishte ofruar shërbime tjera seksuale. I kishte thënë klientit se duhen 20 euro për masturbim me dorë.

Posa ka marrë paratë e njëjta është arrestuar pasi ka ndërhyrë policia e cila ka qenë duke i kryer hetimet.

Policia ka gjetur se në lokalin në qendër të Ferizajt se Sh. Lami kishte punësuar në mënyrë të jashtëligjshme dy vajzat, të cilat ishin shndërruar në prostituta.

“Përveç masazhes klientëve u kanë ofruar edhe shërbime seksuiale me pagesë në dhomat e hotelit”, shkruan në Kallëzim Penal.

Sipas hetimeve të policisë, dy vajzat kanë kontaktuar me klientët përmes telefonit dhe janë marrë vec për çmimet e masazhit. Por, kur kanë hyrë në dhomat për masazh kanë nisur marrëveshjet për çmimet e shërbimeve seksuale, të gjitha në mënyrë të kundërligjshme.

Në Kosovë lokalet e prostitucionit janë të ndaluara. Mirëpo, kanë gjetur mënyra alterantive për të ofruar këtë shërbim.

Kështu, shumica e qendrave të masazhit janë shndërruar në lokale prostitucioni.

Vitin e kaluar, Policia kishte mbyllur dhjetëra lokale që kryen veprimtari të tillë të jashtëligjshme.

Plani Operativ “MASAZHA” Mars 2019

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në bashkëpunim edhe me institucionet tjera përkatëse, siç janë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Inspektorati i Punës, ATK-ja, inspektorët e Komunës së Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ka organizuar një plan operativ për inspektimin e lokaleve, salloneve të masazheve në komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës “MASAZHI 2019”.

Ky inspektim është bërë me qëllim të parandalimit të të gjitha veprave penale, identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe luftimin e të gjitha llojeve të informalitetit.

Rezultatet nga ky plan operativ i realizuar në muajin shkurt dhe mars janë:

• Janë inspektuar gjithsej 48 lokale.

• Janë legjitimuar 211 punëtorë/e (180-F dhe 31-M)

• Shtetas të huaj 20 punëtorë (11-shqiptarë, 6 tajlandezë, 1-italian, 1-rumun, 1-maqedonas)

• Po ashtu në këto lokale janë hasur duke punuar edhe 5 femra nën moshën nën 18 vjeçare.

• Në dy raste të ndara ka rezultuar edhe me veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’, ku janë arrestuar gjithsej 9 persona të dyshuar (8-femra dhe 1-mashkull shqiptar).

• Me vendim të inspektoratit kompetent janë mbyllur 22 lokale.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Teatri të jetë më vete si kisha, xhamia, shkolla…/ Bert Ndrenika reagon sërisht: Më kanë nxirë jetën dhe…

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com