• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BE i tregon kufijtë Boris Johnsonit

12:44 : 26/07/2019
në AKTUALITET, BOTA

Presidenti në detyrë i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit të ri britanik Boris Johnson, për të rinegociuar marrëveshjen e Brexit-it, të negociuar me paraardhësen e tij Theresa May. Përfaqësuesit e BE nuk kanë mandat për rinegociim, tha Junckeri në një bisedë telefonike me Johnsonin.

 Kontakt i drejtpërdrejtë

 “Presidenti Juncker dëgjoi atë që kishte për të thënë kryeministri Johnson”, tha një zëdhënëse e Komisionit. Sipas kësaj, Junckeri përsëriti se marrëveshja e Brexitit ishte “marrëveshja më e mirë dhe e vetme e mundshme”.

 Kërkesat e reja të Londrës mund të integrohen vetëm në deklaratën politike jo detyruese mbi marrëdhëniet e ardhshme pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Megjithatë, zëdhënësja shtoi se Junckeri ishte i hapur për t’i shqyrtuar propozimet e Johnsonit.

 Junckeri tha se donte të punonte në mënyrën më të mirë të mundshme me Johnsonin, shtoi zëdhënësja. Për të pasur një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi, të dy kishin këmbyer numrat e tyre të celularëve.

Lexo edhe:

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

Gjithçka “e papranueshme”

Johnsoni dëshiron t’i japë fund tërheqjes së vendit të tij nga BE “me çdo kusht” deri më 31 tetor. Këtë ai e theksoi në fjalimin e tij të parë parlamentar në postin e ri. Kjo e bën më të mundshme largimin e Britanisë nga BE pa marrëveshje. Marrëveshjen e May-t për Brexitin Johnsoni e quajti në Dhomën e Poshtme të parlamentit në Londër “të papranueshme”. Nga ana e tij krynegociatori i BE për Brexitin, Michel Barnier, i hodhi poshtë si “të papranueshme” kërkesat e Johnson-it.

 Franca: Jo negociata të reja për Brexitin

Edhe Franca refuzon të rinegociojë për marrëveshjen e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Me këtë Franca e kundërshton kryeministrin e ri britanik Boris Johnson.

Johnsoni bën thirrje për heqjen e klauzolës së Irlandës së Veriut, e cila synon të shmangë një kufi të ngurtë midis provincës britanike të Irlandës së Veriut dhe anëtares së BE, Irlandës.

Franca dëshiron të bashkëpunojë me Johnson-in, tha Sekretarja e Shtetit e Evropës, Amelie de Montchalin. Por ajo i përjashtoi negociatat e reja për Brexitin.

Kjo është mënyra më e mirë për t’i mundësuar Britanisë së Madhe një dalje të rregullt nga Bashkimi Evropian. Për të folur për Brexitin “në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian”, Presidenti francez Emmanuel Macron e ka ftuar kryeministrin britanik të vizitojë Francën “brenda javëve të ardhshme”./DW

Lajme të lidhura

BOTA

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

20:31 : 10/10/2025
BOTA

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ekstradimi i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

20:06 : 10/10/2025
AKTUALITET

Del VIDEO, momenti kur Enis Vrapi shfaqet me kallash lodër në derën e Prokurorisë së Tiranës

19:57 : 10/10/2025
RAJONI

U lirua nga burgu në Serbi, Nezir Mehmetaj del nga qelia pas 6 vitesh

19:41 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025
Para

Why does the prosecution not seek forfeiture of unjustified assets / Expert: Vettingu, as amnesty to…

TË GJITHA

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

20:31 : 10/10/2025

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025

Ekstradimi i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

20:06 : 10/10/2025

Del VIDEO, momenti kur Enis Vrapi shfaqet me kallash lodër në derën e Prokurorisë së Tiranës

19:57 : 10/10/2025

U lirua nga burgu në Serbi, Nezir Mehmetaj del nga qelia pas 6 vitesh

19:41 : 10/10/2025

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025

Angelina Jolie rrëfen dhimbjen pas divorcit me Brad Pitt: Ngjarje të vështira për mua dhe fëmijët

19:26 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com