Dy automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.Mësohet se një automjet tip Opel është përplasur me makinën tjetër, duke i shkaktuar dëme të shumta.
Nga raporttimet mësohet se një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.
Forca të policisë rrugore ishin në vend për të zbardhur shkaqet e aksidentit.