Qarkullonte me armë në brez, arrestohet 28-vjeçari. Policia e Korçës ka vënë në pranga shtetasin I.Q, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 28-vjeçarit, Policia i gjeti në brez, një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Deklarata e policisë
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet në flagrancë 28-vjeçari, i cili qarkullonte me armë zjarri në brez.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë lokalizuar në lagjen nr.17, shtetasin I.Q, 28 vjeç, me automjetin tip “Mercedes Benz”, të cilin e kanë ndaluar për të ushtruar kontroll ndaj tij dhe mjetit që ky shtetas drejtonte.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 28-vjeçarit, Policia i gjeti në brez, një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Shtetasi I.Q, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.