• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

“Kanë arrestuar sopranon”

23:16 : 20/07/2019
në NDRYSHE

.. përshpëritjet nën zë korridoreve të radio-Tiranës, majin e vitit 1947. Po bastiseshin arkivat… të shuhet zëri i saj… Të mos mbetet asnjë shenjë… Ishte Merita Sokoli, soprano e famshme e viteve ’30 që u u burgos, bashkë me zërin e saj, brenda hekurave të diktaturës komuniste… Historia prekëse e vajzës korçare që studioi në Akademinë Nacionale të Santa Cecilias në Romë, atje ku zë fill karriera e personaliteteve të muzikes, si i famshmi Ennio Morocone

Nga Luljeta Progni

Ishte pranverë, një ditë maji në vitin 1947, kur u ndal një melodi. Nëpër sallat modeste të radio-Tiranës, u shua zëri. “Kanë arrestuar sopranon”, pëshpëritej nën zë. Frikë dhe trishtim ngërthyer bashkë, në fyturat e djemve e vajzave artistë. Sigurimi i Shtetit po kontrollonte arkivat, shoqëruar me ulërima… “Të shuhet zëri i saj… të mos mbetet asnjë shenjë…” Sepse ishte zëri i “armikut të popullit”, ishte zëri i Merita Sokolit, vajzës korçare që vinte nga auditorët e Akademisë Nacionale të Santa Cecilias, në Romë. Atje kishte studiuar e kishte spikatur si soprano me zë të rrallë, nëpër ato auditorë ku studionte edhe Enio Morikone, ku studiuan e u formuan si artistë me famë botërore, Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Franco Donatoni, por edhe Preng Jakova.

Fati i Meritës do të ishte krejt i ndryshëm nga kolegët e saj të akademisë Santa Cecilia. Do të ishte i ndryshëm, jo vetëm për faktin se Shqipëria nuk mund të krahasohej me Italinë e asaj kohe, dhe jo vetëm sa i përket artit. Por fati i Meritës do të ishte i ndryshëm, për faktin sepse do t’i ndalej kënga e do të përfundonte pas hekurave të burgut, pa bërë asnjë faj. Më 16 maj të vitit 1947, Merita u arrestua, për t’u dënuar me pesë vite burg si “armike e pushtetit popullor”.

Në qytetin e Korçës, nuk do të dëgjohej kurrë më kënga e saj. Në radio Tirana gjithashtu, nuk do të ishte më, as ajo e as kënga e saj, nuk do të shfaqej më në sheshxhirime, atje ku kishte qenë e para grua shqiptare, në të parin film shqiptar, për të spikatur edhe si aktore.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Ylli që u shua

Merita Sokoli ishte vetëm 14 vjeç, kur nisi të këndonte në skenat shqiptare. Këndoi në skenat e Tiranës e Korçës. Ajo shoqërohej në piano, nga muzikantët e njohur të asaj kohe, pianistët Pjetër Dungu e Tonin Guraziu.

Në vitin 1939, Merita nisi studimet në Itali, në Akademine Nacionale të Santa Cecilia në Romë, institucion në të cilin kanë studiuar edhe të famshmit Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Ennio Morricone, Franco Donatoni, Preng Jakova etj.

Studimet e saj purfunduan në gusht të vitit 1944, me pedagogun Ricardo Stracati. E sapo kthyer nga Roma, në vitin 1944, Merita Sokoli nisi të këndonte në Radio Tirana, së bashku me sopranot Tefta Tashkon, Marie Krajën por edhe Viktori Xhaçkën.

“Takim në liqen”

Në vitin 1945, nisi të aktivizohet edhe në Teatrin Popullor. Atje gjeti dashamirësinë e artistëve të mëdhenj Naim Frashëri, Lazër Filipi, Prokop Mima, Liza Vorfit, etj. Merita e kishte një përvojë të rëndësishme si aktore, sepse kishte qenë aktore ne filmin e parë shqiptar, që titullohej, “Takim në Liqen”. Ishte në rol protagonist, së bashku me Kristaq Antoniun, në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër. Xhirimet u realizuan në Shkodër dhe në Manastirin e Shën Naumit në Pogradec, në vitin 1942. Filmi u shfaq vetëm një herë, në Itali. Një fotografi nga sheshi i xhirimeve, vjen si kontribut i të birit të Merita Sokolit, Diti Tezha. Ai e ruan si një ndër gjërat më të rëndësishme fotografinë e nënës së tij, aktorja e parë shqiptare. Në maj të vitit 1947, Merita Sokoli dhe i fejuari i saj Tika Tezha, u arrestuan të akuzuar “për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”.

Procesverbali i Sigurimit të Shtetit

“Merita Sokoli, e bija e Ramadanit dhe Qerimes, vjeç 23, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë në klagjen Abdulla Bej, rruga Dajti, nr 277, me profesion këngëtare, me arsim të lartë, ka kryer studimet në Romë. Gjatë kohës së okupacionit, nuk ka marrë pjesë në Ballin Kombëtar ose me Legalitetin. Me shtetësi shqiptare, në gjendje ekonomike jo të mirë, nuk ka njeri të arratisur, ka të burgosur të fejuarin e saj, të burgosur ka edhe të vëllanë e saj, e padënuar ndonjëherë, e arrestuar në datën 16/05/1947.

Pasi iu këndua akuza e prokurorit, e pandehura u mor në pyetje: Merita Sokoli tha: akuza që më bëhet, e pranoj pjesërisht. Unë nuk kam qenë në ndonjë lidhje me të misionit anglez. Nuk kam pasur lidhje me Nexhmide Tarakun. Mbi përgjigjen e prokurorit, e pandehura tha se: unë pranoj atë që kam bërë. Unë prej amerikanëve, kam njoftë Thoma Stefene, me të, nuk kam pasur lidhje. Kam shkuar dy herë te UNRA, për të marrë qeratë e shtëpive.

Procesverbalin nuk e pranoj, nuk është e vërtetë që unë të kem qenë spiune. E pandehura mohon që t’ju përgjigjet pyetjeve të kryetarit… Unë pranoj se kam folur kundra pushtetit popullor”, ishte kjo, akuza e vetme që Merita Sokoli pranoi, kur u përball me egërsinë e Sigurimit të Shtetit, në maj të vitit 1947.

Edhe pse e e pafajshme, Merita Sokoli u dënua me 5 vite burg. Torturat dhe mundimet në burgjet e diktaturës, i kaloi së bashku me zonjat Sabiha Kasimati, Rita Koci, Musine Kokalari, Diti Biçaku.

Internimi

Pasi u lirua nga burgu, Merita Sokoli dhe bashkëshorti i saj Tika Tezha, u internuan në Kavajë. “Tmerri i burgut, debimeve dhe internimeve e shoqeruan tere jeten se bashku me te shoqin dhe djalin e vetem. Ka jetuar ne Kavaje, ku nderohej nga ate gjithe njerezit e mire te Kavajes, deri ne vitin 1993 dhe pastaj emigroi ne Amerike me te birin dhe familjen e tij. Une, nga bashkejetesa 21 vjeçare me te, nuk me del nga mendja tronditja qe pesonte sa here qe degjonte zhurmen e makines se ndaluar poshte shtepise, zhurme e cila e bente gjithmone te rijetonte momentin e arrestimit. Vdiq ne 4 Nentor 2007 kur nderroi jete e semure nga kanceri i mushkerise. Merita ishte nje talent i rralle, nje bilbil i lindur, nje yll i artit shqiptar por qe komunizmi nuk e la kurre te shkelqente dhe e shojti qe ne hapat e pare duke copetuar jeten e saj dhe demtuar rende artin shqiptar.”, rrëfen Dorieta Dhonato, familjare e Merita Sokolit.

Merita Sokoli Tezha, vdiq më 4 Nëntor 2007. Ndërroi jetë e sëmurë nga kanceri i mushkërisë. Pak muaj më parë, merita Sokoli Tezha u shpall “Qyetare nderi e Kavajës”. Kujto.al është duke punuar për të përgatitur një dokumentar që i kushtohet jetës së saj artsitike dhe kalvarin e vuajtjeve gjatë diktaturës komuniste.

Shenim: Materiali i mësipërm është bazuar në rrefimin e Dori Dhonatos, familjare e Merita Sokolit si dhe në dokumentet e Arkivës së Shtetit.

/Kujto.al/

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Rrëfimi tronditës: Kur bëra seks për herë të parë pas 22 vitesh, kuptova që ...

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com