Gjatë natës së djeshme, tre turistë gjermanë janë bllokuar në kanionin e Gjipesë në Himarë, të cilët kishin mbërritur për të eksploruar zonën.
Ata dhanë sinjalin SOS pas humbjes dhe Policia ka nisur kërkimin e tyre.
Operacioni ka zgjatur rreth 2 orë dhe policëve iu është dashur të përdorin litarë pët t’i nxjerrë nga kanionet.