• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Bastioni i fundit – Rama drejt asgjësimit të portaleve kritike

12:14 : 16/07/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Ergys Mërtiri

Që mediat kanë probleme dhe madje mund të jenë një kërcënim për shoqërinë, kjo është diçka e pranuar gjerësisht tashmë. Çështja është se kush e ka atributin për t’i kontrolluar ato. Përgjigjia që i jep demokracia kësaj pyetjeje ka të paktën një gjë të sigurt: Vetëm qeveria jo.

Një ligj i hartuar nga qeveria për të kërcënuar median është gjëja më e mbrapshtë për një shoqëri demokratike. Media ka si atribut kryesor oponencën ndaj qeverisë, ndaj ideja se qeveria duhet të kontrollojë ata që kanë për detyrë ta kritikojnë është një marrëzi dhe mbrapshti e pafalshme.

Sado që mediat janë parë shpesh me dyshim, ato mbeten sërish ndër instrumentet më të vyera për ta mbrojtur shoqërinë nga shumë probleme, sidomos nga rreziqet e një qeverisjeje të keqe. Media është një garant i rëndësishëm i demokracisë, që nuk ka aq nevojë për kontroll sesa për mbrojtje nga ndërhyrjet e pushtetit.

Edhe kur ato mashtrojnë, liria e fjalës ka përparësi ndaj luftës kundër mashtrimit që mediat mund të përhapin. Pikërisht garantimi i kësaj përparësie është edhe rregullatori për të luftuar mashtrimin. Duke garantuar hapësirën ku mund të thuhet lirshëm e vërteta, dhe jo duke censuruar, sigurohet mekanizmi që i kundërvihet keqinformimit. Në demokraci, gënjeshtra nuk luftohet duke i mbyllur gojën gënjeshtarit, por duke garantuar klimën e lirisë së fjalës, e cila bën të mundur që gënjeshtra të ballafaqohet me të vërtetën.

Lexo edhe:

Trafikoi mbi 1 ton kanabis, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Francë/ EMRI

Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati deri më tani

Nëse do të zgjidhnim rrugën e censurës, siç zgjedhin të bëjnë diktaturat, do të ndërtonim një sistem edhe më të gënjeshtërt sesa ajo që po luftojmë. Sepse, nëse e vërteta u mbrojtërka me censurë, atëherë kush e ka autoritetin ta bëjë këtë? Nuk ka as individ dhe as qeveri që të na garantojë se nuk do ta përdorë këtë funksion në shërbim të pushtetit dhe kundër të vërtetës.

Natyrisht, shoqëritë demokratike ngrenë institucione të pavarura, që mbrojnë dinjitetin e individit ndaj abuzimeve të mediave, por ato kanë në fokus individin dhe nuk mund të pengojnë fjalën e lirë në çështje me interes publik.

Në analizën e demokracisë në Amerikë, Aleksis de Tokvili flet për rolin e madh që media ka në mbrojtjen e sistemit nga despotizmi. Ai sheh si garant të demokracisë dy pushtete të pavarura: gjykatat dhe mediat. Ndonëse i njeh mjaft mirë abuzimet e tyre, Tokvilli thotë se liria e mediave ka përparësi ndaj problemeve që ato mund të shkaktojnë, pasi pa këtë liri asgjë nuk mund të garantojë shmangien e despotizmit. Aq më tepër kur gjykatat mund të jenë nën dominimin e qeverisë. Në këto kushte, media mbetet i vetmi garant i demokracisë.

Ligji i qeverisë kundër mediave online kërcënon me gjobë, – pa të drejtë apelimi përpara zbatimit të dënimit, – ato media që agjencitë e qeverisë gjykojnë se kanë tejkaluar normat. Kushdo që do të mendojë të shkruajë kundër qeverisë tashmë do të duhet të mbajë parasysh se, në rast se qeveria gjykon se i ka shkelur dinjitetin ndonjë hajduti në pushtet, ai/ajo mund të marrë një gjobë që nuk e përballon dot. Kjo është qartazi mbyllje goje dhe dhunim i fjalës së lirë.

Sigurisht, të gjithë e kuptojnë që halli i Ramës nuk është abuzimi i këtyre 10 apo 15 portaleve që, sipas tij, shpifin dhe shpikin lajme të rreme. Halli i tij është e vërteta që ato thonë, e cila duket se ia prish terezinë.

Pasi ka shtënë në dorë të gjithë televizionet kryesore dhe pasi ka vënë në shërbim një armatë gazetash, portalesh si dhe një angazhim masiv të organizuar militantësh e punonjësish të administratës në rrjetet sociale, pasi ka vënë në funksionim një fuqi të jashtëzakonshme propagandistike, të prodhuar në zyrat e shtypit (i vetmi sektor që funksionon në këtë qeverisje), Rama prapë është i shqetësuar nga ajo pak hapësirë lirie që ka mbetur në median online.

Të vërtetat që dalin nga disa portale bëhen një problem i madh për një qeveri si kjo, të telendisur nga korrupsioni. Mjafton një hapësirë e vogël komunikimi jashtë kontrollit të kryeministrit, që pushteti i tij të tronditet. Ai ka nevojë ta shuajë edhe këtë hapësirë për të mbijetuar.

Ligji i Ramës kundër mediave online tregon se qeverisja ka prekur fundin. Mes zullumeve të saj ulëritëse, kjo qeveri mund të mbijetojë vetëm duke siguruar asgjësimin e çdo hapësire lirie, që sado e vogël, përbën kërcënim për të.

Në një kohë kur kemi tashmë një sistem njëpartiak, kur pushtetet e pavarura janë uzurpuar, kur institucionet e pavarura janë kapur nga qeveria, e cila ka monopolizuar edhe biznesin, shoqërinë civile dhe madje edhe krimin e organizuar, një ligj që censuron edhe mediat online tregon sesa i brishtë ndihet pushteti i korruptuar dhe sesi ai shkon vetvetiu drejt asgjësimit të lirisë, si e vetmja mënyrë për të mbijetuar.

/Exit.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafikoi mbi 1 ton kanabis, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Francë/ EMRI

14:20 : 01/07/2025
AKTUALITET

Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati deri më tani

14:14 : 01/07/2025
AKTUALITET

“Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”, përplasje në seancën për dosjen e “Plumbit të Artë”

13:51 : 01/07/2025
AKTUALITET

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

13:39 : 01/07/2025
AKTUALITET

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025
Para

Arrestohet në Vlorë 40-vjeçari i kërkuar nga Italia/ Akuzohet për skllavërim dhe...

TË GJITHA

Trafikoi mbi 1 ton kanabis, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Francë/ EMRI

14:20 : 01/07/2025

Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati deri më tani

14:14 : 01/07/2025

“Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”, përplasje në seancën për dosjen e “Plumbit të Artë”

13:51 : 01/07/2025

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

13:39 : 01/07/2025

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025

Vala e të nxehtit në Europë, dy viktima në Itali

13:19 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com