• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korporata e investimeve/ Tabaku: Aferë më gjigande se skema korruptive e 1 mld të PPP!

10:23 : 16/07/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se edhe pse FMN, Banka Botërore, Këshilli i Europës dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë kritikuar qeverinë për ligjin e Korporatës së Investimeve, kjo e fundit ka vendosur të çojë deri në fund këtë projektligji e cila është një aferë më gjigande se skema korruptive e 1 mld të PPP!

Postimi i plotë i Tabakut:

Në një akt të fundit banditesk, komisioni ekonomisë ka nisur tani diskutimet për ligjin antikushtetues të Korporatës të Investimeve!

Korporata e investimeve – aferë më gjigande se skema korruptive e 1 mld të PPP!

Ndonëse të gjitha institucionet ndërkombëtare nga FMN, Banka Botërore, Këshilli i Europës dhe Departamenti AMerikan i Shtetit kanë kritikuar qeverinë për ligjin e Korporatës së Investimeve, kjo e fundit ka vendosur të çojë deri në fund çmendurinë që ka projektuar në kurriz të shqiptarëve dhe në interes të xhepit të saj personal. Në një akt banditesk të denjë për një qeveri në ikje, tani komisioni ekonomisë është thirrur për të miratuar projektligjn i cili para 4 muajsh u tërhoq nga diskutimet nga presioni i Partisë Demokratike dhe i partnerëve ndërkombëtarë, projektligjin e Korportaës së Investimeve!

Lexo edhe:

Tërhoqi para nga llogaria bankare e një të burgosuri, nën hetim ish-kreu i Dhomës së Avokatisë

Draftet për ngritjen e 2 komisioneve të posaçme/ PS i jep barazi opozitës vetëm tek Reforma Zgjedhore

Për asnjë çast dhe në asnjë moment PD nuk ka reshtur së denoncuari këtë projekt kriminal ndaj buxhetit të shtetit dhe xhepave të shqiptarëve, ngritjen e një korporate shtetërore për të shpërndarë prona pa tender dhe pa asnjë procedurë ligjore. Kemi informuar cdo institucion ndërkombëtar, kemi denoncuar publikisht dhe kemi paraqitur argumenta se pse kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të buxhetit e ngjashme me mega-aferën e paketës 1 mld.

Në draftin e propozuar në lidhje me Korporatën e Investimeve dalin në pah së paku 5 probleme:

1. Projektligji përfaqëson; së pari, kanalizmin e çdo pronë publike (dhe private që është në administrim publik) të qytetarëve në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji).
2. Përjashtohet KISH nga zbatimi i Ligjit të Prokurimit Publik, kjo do të thotë që kjo koorporatë do të jetë edhe mbi institucionet e tjera shtetërore duke mos zbatuar as Ligjin e Prokurimit Publik. Çdo pronë që do të zotërojë kjo korporatë nuk do të jepet përmes një tenderi publik por do t’i shpërndahet asaj kompanie (pra oligarku) që kryeministri ka vendosur.
3. Një institucion shtetëror dhe njëkohësisht i përjashtuar nga ligji i prokurimit publik mundet që të operojë në bazën e ligjit tregtar për korporatat. Me pak fjalë kemi një korporatë gjoja në shërbim të publikut por që në thelb është në pronësi të një individi që është kryeministri.
4. Do t’i japë pronësi absolute Arkitektit të saj që është në të vërtetë kryeministri i vendit. Do të jetë ai njeriu i cili do të trajtojë çdo pronë publike dhe/ose private në vend duke i dhënë super pushtet oligarkëve dhe duke marrë tagrin që në vazhdim të koncesionojë edhe shpatet e maleve.
5. Është në shkelje të kushtetutës dhe të drejtës së pronës, në shkelje të ligjit organik të pushteit vendor dhe të oaktën 3 ligjeve të tjera të cilat rregullojnë asetet publike dhe marrënëdhien e pronës.
Afërmendsh, një projektligj i tillë skandaloz dhe tërësisht anti-kushtetues do të jetë ndër ligjet e para që do të anullohen ditën e parë që opozita do të vijë në pushtet. Një projektligj i tillë është produkt i një qeverie që i ka ditët e numëruara, një qeverie që për 4 muaj e mbajti të fshehur në sirtare për ta nxjerrë në ditët e fundit të saj me moton “të grabisim deri në fund pronat dhe pasuritë e shqiptarëve”!

Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi personale, kushdo që i shkakton dëm buxhetit të shtetit, e kushdo që vjedh asetet publike e shpërdoron detyrën do të kthejë në buxhetin e shtetit dëmin e shkaktuar.

Kjo është e përcaktuar qartë në paketën antimafia të prezantuar nga Kryetari i Partisë Demokatike, Z. Basha vjet në shtator, një paketë e plotë me masa konkrete antikorrupsion për këdo individ që firmos nga punonjësi më i thjeshtë deri tek zyrtari më i lartë projekte të tilla!

Beteja jonë kundër oligarkisë, kundër vjedhjeve me ligje dhe mbi të gjitha kundër atyre që i projektojnë këto vjedhje do të jetë e pakompromistë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Asnjë shqiptar nuk mund të jetë skllavi i kryeministrit dhe një mazhorance të dalë nga tyta e armëve të krimit dhe jo vota e shqiptarëve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tërhoqi para nga llogaria bankare e një të burgosuri, nën hetim ish-kreu i Dhomës së Avokatisë

11:37 : 15/10/2025
AKTUALITET

Draftet për ngritjen e 2 komisioneve të posaçme/ PS i jep barazi opozitës vetëm tek Reforma Zgjedhore

11:37 : 15/10/2025
AKTUALITET

Mori me forcë në makinë ish-partneren dhe e dhunoi, arrestohet 58-vjeçari në Korçë

11:32 : 15/10/2025
AKTUALITET

Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë që të shmangë sanksionet

11:23 : 15/10/2025
AKTUALITET

Shoqata e të Verbërve në protestë, denoncojnë mungesën e mbështetjes institucionale

11:23 : 15/10/2025
AKTUALITET

Djali i kryebashkiakut të Pogradecit, leje për kullë 16-katëshe në mes të Tiranës

11:10 : 15/10/2025
Para

“Do fillosh t’i printosh vetë lekët se s’ke më zgjidhje”/ Ish-deputeti ironizon Ramën: Mos shkarkon edhe Guvernatorin

TË GJITHA

Tërhoqi para nga llogaria bankare e një të burgosuri, nën hetim ish-kreu i Dhomës së Avokatisë

11:37 : 15/10/2025

Draftet për ngritjen e 2 komisioneve të posaçme/ PS i jep barazi opozitës vetëm tek Reforma Zgjedhore

11:37 : 15/10/2025

Mori me forcë në makinë ish-partneren dhe e dhunoi, arrestohet 58-vjeçari në Korçë

11:32 : 15/10/2025

Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë që të shmangë sanksionet

11:23 : 15/10/2025

Shoqata e të Verbërve në protestë, denoncojnë mungesën e mbështetjes institucionale

11:23 : 15/10/2025

Djali i kryebashkiakut të Pogradecit, leje për kullë 16-katëshe në mes të Tiranës

11:10 : 15/10/2025

Konferenca e Kryetarëve/ Gjekmarkaj akuza socialistëve: Po silleni si edukatorë, po mbani dy standarde

11:07 : 15/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com