• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau burrin dhe vjehrrën në bashkëpunim me të dashurin, nis gjyqi

09:48 : 15/07/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata për Krime të Rënda ka marrë të pandehur Hysnie Hoxhallarin dhe Kasëm Pirjasin, si të dyshuar për vrasjen e nënë e bir në Vlorë, rreth një vit më parë.

Ata akuzohen për veprën penale të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, kryer në bashkëpunim, ndërsa në javët në vijim pritet të fillojë procesi për ta. Sipas Prokurorisë, në muajin janar të vitit që lamë pas, Kasëm Pirjasi në bashkëpunim me Hysnie Hoxhallarin, kanë vrarë burrin dhe vjehrrën e kësaj të fundit, duke i goditur me sende të forta metalike dhe më pas vënë zjarrin banesës ku ata po qëndronin.

Në fillim, ngjarja është raportuar si aksidentale dhe se vdekja e Olsi dhe Selkie Hoxhallari kishte ndodhur për shkak të asfiksisë nga tymi i zjarrit. Por pas shenjave të konstatuara në kufomat e viktimave pas ekspertimit, janë ngritur dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje e për këtë janë referuar materiale në Prokurorinë e Vlorës, e cila ka kryer hetimet paraprake.

“Hetimet intensive nisën menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në muajin janar, ku u gjetën të pajetë e të djegur në banesën e tyre shtetasi O.H. dhe nëna e tij shtetasja S.H., pasi nga grupi hetimor u krijua bindja se nuk kishim të bënim me një ngjarje aksidentale, por me një vrasje”, shkruan Prokuroria.

ARRESTIMI DHE HETIMET

Lexo edhe:

Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj! 12 mijë të pajisur me leje pune

Trump flet përsëri me Putinin: Biseda me të është e mirë, por sulmet në Ukrainë më zemërojnë

Disa kohë pas ngjarjes së rëndë që u paraqit fillimisht si një vdekje aksidentale, Policia e Vlorës bëri arrestimin e Hysnie Hoxhallarit, 32 vjeçe, banuese në Vlorë dhe Kasëm Pirjasit, 26 vjeç, banues në Strum, Fier. Sipas Prokurorisë, këta persona kanë pasur një lidhje intime me njëri-tjetrin dhe kjo dyshohet të jetë një nga motivet e krimit të rëndë. Hetimet e kryera fillimisht nga Prokuroria e Vlorës, iu kaluan për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi për shkak të marrëdhënieve që kishte e pandehura Hoxhallari me viktimat, vrasja konsiderohet për shkak të marrëdhënieve familjare.

“Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit Olsi Hoxhallari dhe Selkie Hoxhallari, si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si ‘aksidentale’. Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi (mjet prerës i fortë prej metali). Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ‘Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim’, e parashikuar nga nenet 79/dh dhe 25 të Kodit Penal”, njoftonte Policia disa muaj më parë.

Ndërkohë, Krimet e Rënda i kanë marrë të pandehur dy të prangosurit për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79/c dhe 25 të Kodit Penal. PËRGJIMET Kanë qenë përgjimet dhe këqyrja e tabulateve telefonike që kanë ndihmuar Prokurorinë në zbardhjen e krimit. Sipas akuzës, Hysnie Hoxhallari ka pasur në përdorim për një periudhë kohe të shkurtër rreth 6 numra që përdoreshin nga i njëjti telefon. Ndryshe nga sa kishte deklaruar më herët 32-vjeçarja që kishte në përdorim vetëm dy.

Pas vrasjes së burrit dhe vjehrrës, Hysnie Hoxhallari shfaqet e shqetësuar në komunikimet me motrën e saj, teksa i kërkon mendim për të fshehur kartat e telefonit që të mos gjenden nga hetuesit. Pas konstatimit të numrave celularë, Prokuroria ka administruar nga kompania celulare të gjitha thirrjet hyrëse dhe dalëse nga ku ka rezultuar se kontaktet më të shumta të Hysnie Hoxhallarit kanë qenë me një numër që e mbulonte antena e shërbimit në fshatin Strum, vend ku kishte lindur Hysnia.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj! 12 mijë të pajisur me leje pune

20:45 : 25/08/2025
BOTA

Trump flet përsëri me Putinin: Biseda me të është e mirë, por sulmet në Ukrainë më zemërojnë

20:17 : 25/08/2025
AKTUALITET

Spiropali ngatërron dekoratën ukrainase me atë ruse

19:52 : 25/08/2025
AKTUALITET

Krimi në familjen shqiptare në Greqi, djali u përpoq të shpëtonte nënën nga babai

19:29 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

19:19 : 25/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ 10 vatra gjatë ditës, 4 ende aktive në Vlorë, Kolonjë, Tiranë dhe Skrapar

18:56 : 25/08/2025
Para

“Vrasësi i Ardit Gjoklajt largohu nga Astiri”/ Shpërthen deputeti, në mbështetje të banorëve

TË GJITHA

Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj! 12 mijë të pajisur me leje pune

20:45 : 25/08/2025

Trump flet përsëri me Putinin: Biseda me të është e mirë, por sulmet në Ukrainë më zemërojnë

20:17 : 25/08/2025

Spiropali ngatërron dekoratën ukrainase me atë ruse

19:52 : 25/08/2025

Krimi në familjen shqiptare në Greqi, djali u përpoq të shpëtonte nënën nga babai

19:29 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

19:19 : 25/08/2025

Zjarret/ 10 vatra gjatë ditës, 4 ende aktive në Vlorë, Kolonjë, Tiranë dhe Skrapar

18:56 : 25/08/2025

Bllokohet propozimi i Cvijanoviçit për të nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

18:49 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com