Nga Besnik Aliaj
Opozita në Shqipëri ka disa kohë që ka ndermarre nje qendrim jo të zakonshem, jo vetem ndaj nje qeverisje aspak konvencionale, por edhe në përballje me publikun dhe ndërkombetaret, që pas viteve 80-të kanë qenë përcaktues zhvillimesh në Shqiperi. Ky qendrim radikal kulmoi me heqjen dore nga mandatet ne Parlament, dhe refuzim pjesmarrje ne zgjedhjet vendore, qe opozita i konsideron te paracaktuara nga qeveria dhe interesa ekstra-strukturore dhe ekstra-ligjore! E gjitha u shoqerua me nje fryme ne rritje protestash, perplasjesh dhe denoncimesh ndaj “korrupsionit dhe partneritetit të qeverise me krimin e organizuar” që kulmuan me levizjen “Rama Ik” dhe zgjedhjet mjaft të diskutueshme e të njeanshme të 30 qershorit! Ky koment i vogel nuk synon te sensibilizoje dike per problematikat teper shqetesuese e ne rritje te vendit, te sistemeve te qeverisjes dhe te demokracise se kercenuar ne Shqiperi se sa të adresoje vetë Opoziten shqiptare ne këtë moment suspanse post- “pseudo-elektorale”, se ajo ne fakt ka arritur tashme ne nje moment cilesisht kulmor kur duhet të beje patjeter dhe urgjentisht nje kapercim te madh te vetvetes duke provokuar se pari nje ndryshim ne mentalitetim dhe paradigmat e saj si alternative serioze përballë qeverisjes. Për të qene më i qarte me atë që po perpiqem te them, une, në ndryshim nga shumica e njerezve – që sot shfaqen disi konfuzë e pesimiste me vakumin e krijuar ndaj te sotmes dhe te ardhmen – e shoh ne fakt kete moment si nje “shtrat” perfekt per konceptuar dhe iniciuar nje ndryshim esencial per vendin, per demokracine funksionale, per zhvillimin dhe mbi të gjitha per vete Opoziten si institucion! Opozita sot ne fakt ka arritur dicka jo te vogel. Ajo ja ka dale me sukses pas 6 vitesh opozitë teper të veshtire qe të informoje tashme qarte e me fakte, duke ilustruar ne menyre inteligjente jo vetem skeptiket dhe opinion e gjerë publik ne vend, por edhe faktoret ndërkombëtarë (që dukej cuditerisht sikur “mbeshtesnin” deri tani vetëm qeverinë), në lidhje me problematikën tepër serioze të autoritarizmit ne të cilen ka rënë tashmë Shqipëria dhe Projekti i saj Europian! Ne fakt sot Opozita e 2019 duket se eshte ne kushte te ngjajshme me Opoziten 2003, por nuk duket shumë e ndergjegjshme per kete! Edhe ne ate kohe Opozita pas 6 vitesh rezistence të veshtire kulmoi me levizjen “Nano ik” perballe korrupsionit galopant ne rritje, dhe turpit te “Dushkut te vogel e të madh”. Pas ketyre protestave masive, publiku atehere priste me padurim qe Opozita të ofronte nje zgjidhje konkrete e te prekshme, pertej protestave e perplasjes masive. Pritej nje PROJEKT bindes NDRYSHIMI, atë të “duhurin” qe shnderrohet shpejt ne nje ortek social-ekonomik. Publiku nuk eshte me “naiv”! Ndaj ndryshimi duhet te jete bindes, permbajtesor e aspak elektoral. Prandaj edhe atehere publiku priste krahas programit edhe fytyra te reja dhe njerez bindes e të pakonsumuar qe ngjallnin shprese se dicka do te ishte realisht ndryshe nga sa vete Opozita kishte gatuar ne pushtet 1992-1997, dhe ndryshe nga sa qeverisja e atehershme kishte abuzuar gjate 2008-2003. Dhe ndryshimi cilesor erdhi si nje proces duke kulmuar ne 2005 më nje ekip dhe nje program me ide te qarta e plot shprese, larg shablloneve mediatike dhe zhargonit lodhes të perditshem politik. Te gjithe kontribuan keshtu nga pak per ndryshimin e shumepritur! Pra Opozita sot duhet të nxjerre mesim nga përvojat e kaluara pa i kopjuar ato, dhe pavaresisht se situata tani eshte me komplekse, ndersa zhgenjimi eshte tepër me i madh! Por per nje gje duhet te jemi te qarte: me 30 qershor Opozita dhe sidomos PD arriti per here te pare pas 2013 të jete e rreshtuar me ne fund ne nje front me shumicen absolute të Shqiptareve! Kjo eshte nje pikenisje e shkelqyer per ndryshim sepse deshmon për nje trajektore e nje vektor mjaft pozitiv të Opozites! Edhe pse askush nuk duhet te gaboje duke menduar se keta perkthehen te gjitha ne vota automatike per opoziten. Kjo sepse ashtu si ne 2003 edhe ne 2019 mjaft nga ky front 85%-ësh mendojne akoma se të gjithe jane njesoj. Se qeverisja sot ka deshtuar e duhet te ike, por ndërkohë Opozita nuk eshte gati të marre pushtetin! Se PD e LSI jane njesoj me PS. Se ne qeverisemi ne nje loje dinake prej 30 vitesh nga të njejtin njerez! Se nuk ka akoma sinjale te besueshme per ndryshim! Ndaj ajo qe mund ti them sot Opozites me modesti, por me shume dashamiresi, eshte se pas 30 qershorit ka ardhur koha qe Opozita duhet te behet gati seriozisht vete ne menyre qe ajo te vije ne pushtet e të qeverise! Jo per te nderruar karriket e rradhes, por per te bere ndryshimin e madh dhe cilesor, qe me ne fund e stabilizon dhe normalizon kete vend qe ka qene boll i “cuditshem” per 3 dekada! Qe i rikthen më ne fund dinjitetin shqiptareve, institucioneve dhe shtetit te se drejtes. Qe ndeshkon me ne fund të paprekshmit dhe të pandeshkueshmit duke sjelle me ne fund besimin tek ligji e morali! Qe i jep fund zvarritjes se turpshme me pronat, më të drejtat humane, investimet e huaja dhe zhvillimin. Qe i rikthen shqiptareve sovranitetin e shitur me perdhune tek faktore ekstra-ekonomike dhe ekstra-kombetar! Qe i rikthen pushtetin dhe legjimitetin e vertete taksapaguesve dhe komunitetite vendore. Qe lufton mafian, ekstra-legalitetin dhe informalitetin! Qe promovon kulturen, artin, edukimin, shendetesine, transportin, sipermarrjen dhe zhvillimin qe sot jane per faqe të zezë! Qe mendon per qytetarin dhe kontribuon per shoqerine me fytyrë njerezore. Shqiperia duhet te kthehet urgjentisht ne normalitet të brendshmëm se pari. Ajo duhet të garantoje e mbroje sisteme te balancuara e te vaksinuara te qeverisjes. Pastaj të behet edhe nje partner serioz e dinjotoz me Europen dhe boten më gjere! E ky ndryshim tashme nuk behet me vetem me protesta, perplasje e denoncime, por mbi te gjitha me nje fryme te re, me program te qarte, me ide te reja, dhe mbi te gjitha me njerez te “rinj” e të pakonsumuar. Njerez te ndershem e qe flasin cilesisht e realisht ate cfare mendojnë e besojne, dhe nuk jane mjerisht zedhenesa të njeshit e statuskuose! Tashme nuk eshte me as koha per qefmbetje e lufte brenda llojit! Tashme eshte koha te ndryshohet dicka qe fillon nga vetja! Mos degjoni me “sirenat/djajte” rrotull, por besoni tek ndryshimi dhe marrshoni drejt tij! Eshte koha per reflektim e bashkim ne nje front te vetem te gjithe faktoreve konstruktive qe ende e duan kete vend pertej karrikes se pushtetit dhe kartës së antarësimit në parti! Ndaj mund të themi se na duhet urgjentisht nje ore e me pare nje PROGRAM i plotë me ide dhe shpresë per Shqipërinë, për Shqiptarët dhe sidomos për vetë Opozitēn