• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeministristri që emëron trajner futbolli, kryeakademik dhe kryebashkiakë

08:00 : 15/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kush ka sadopak dyshim se kryeministri nuk është ai që përflitet për uzurpim institucionesh dhe përzgjedhje në çdo fushë, mjaftojnë disa detaje për të kuptuar idiotësinë qeverëisëse, por edhe makutërinë kontrolluese.

Me staturë kryeministri, ai futi hundët edhe në futboll. Ishte një përzgjedhje e tij Edi Reja për të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Në këtë vend ku miqësia, tarafi dhe budallallëkut që i mungojnë vetëm brirët, do shënohet edhe një rast unikal. Kryeministër që futet në negociata me një trajner futbolli.

Ashtu u bë. Fjalën e tha ai i madhi, më pas e konfirmoi “i vogli” në Federatë dhe në fund u nënshkrua një kontratë për trajnerin kryeministror. Shfaqje dhe propagandë, ky është ushqimi që i jepet çdo ditë qytetarëve, për ti mbajtur nën tutelën e një sistemi me Republikë Kryeministrore. Më së fundi ka dalë edhe çështja e Kryetarit të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi,dekretimi i së cilit mbeti në presidencë, ku kreu i shtetit e konsideroi antidemokratik, e madje antiligjor dhe Kushtetues zgjedhjen e tij. Gjinushi kandidoi i vetëm për në krye të akademisë së shkencave, por nuk qe i vetëm në rrugëtimin e tij, sepse fjalën e kishte thënë dhe ia kishte dhënë po i madhi… Sigurisht që fitoi në një proces monist, që në fund i pëlqeu pa masë kryeministrit tonë.

Në dekretin e Kreut të Shtetit, i cili argumenton mosaprovimin theksohet se: ”Rezulton se zoti Skënder Gjinushi ka mbajtur për një periudhe të gjatë paralelisht dy funksione, njëri politik si Kryetar i PSD dhe tjetri si anëtar i rregullt i një institucioni shkencor. Kjo gjendje ka bashkekzistuar për një kohë të gjatë dhe ka vijuar në mënyrë të njëjtë në çastin e shprehjes së interesimit për kandidim për Kryetar të Akademisë së Shkencave më 10 maj 2019, por dhe në çastin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe shpalljes fitues më 24 maj 2019”.
Kur emëroi në këtë mënyrë pa garë një kryeakademik partiak, përse të mos e shtrinte edhe shumë më gjerë. Ajo ishte një provë gjenerale, që do vijonte me votimet e 30 qershorit për zgjedhjet lokale. Më shumë se gjysma e bashkive të vendit nuk kishte kandidat rival, por vetëm një përfaqësues të PS-së. Pjesa tjetër u përfshinë kandidatë fiktiv, që u futën në një gjoja garë duke siguruar humbjen ende pa nisur “konkurrimi”.
Madje, Gjinushi ishte aq në delir, sa në përballjen e parë me gazetarët nisi sulmet “seksiste” kur iu drejtua një gazetareje: “pse je kaq e eksituar”…! Në të vërtetë eksitimi mashkullor kishte ardhur natyrshëm nga ish-ministri i fundit komunist që bëri karrierë në demokraci, pasi kishte mbështetjen e atij të madhit e të gjatit…, ndaj edhe “eksitimi” ishte i garantuar.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

Sot flitet për një nga “proceset më të mira”-thotë ministresh Elisë. Ishin “zgjedhje për tu marrë shembull”-këmbëngulin katër anëtarët partiak të KQZ-së. Këtu flitet për demokraci, ndarje institucionesh, apo mosndërhyrje në famëkeqen “trafik influence”.
Nëse shënohet një gol nga kombëtarja jonë, atëherë thirrjet në stadium duhet të jenë: Gol Edi gol. Nëse mbahet një mbledhje në Akademinë e Shkencave që në nisje të saj duhen thuruar disa lëvdata për të madhin qoftë edhe më fjalët standard: “Nuk mund të le pa përmendur kryeministrin Edi Rama që bëri të mundur mbajtjen e kësaj mbledhje…”.

Po diktatura si vjen? Tre pushtete, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori mbahen në duart e kryeministrit dhe yshten prej tij në çdo marrinë të rastit. Ky pushtet absolut nuk mjafton për të parë se diktatura është mbjellë e po rritet, atehër mjaftojnë vetëm detajet për të kuptuar, ato në dukje të parëndëshime, si të fusësh hundët në sport, shkencë, apo të përcaktosh me emërim edhe drejtuesit lokal. Autoritarizmi i theksuar nuk i bie kambanave, as daulleve, thjesht ai injektohet, kur normaliteti kthehet në normë qeverisëse, kapje institucionesh dhe ndikim në çdo fushë të institucioneve shtetërore dhe jo vetëm, padyshim pas është gjithnjë propaganda. Faleminderit Edi…!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410
SPORT

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025
AKTUALITET

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025
SPORT

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025
Para

Moti për këtë javë, shtrëngata dhe...

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com