Mes modës dhe kinemasë, Nertila Kapaj thotë se jetën e ka bërë film. Nertila Kapaj në rrjetet sociale njihet si “vajza e 500 trëndafilave”, dhurata që i bënte shpesh i fejuari i ndjerë, Jetnis Dollapi. Para pak ditësh festoi ditëlindjen mes luksit, por si beqare, pasi thotë se ende nuk i ka rrahur zemra për një djalë. Për “Panorama Plus”, Nertila flet për jetën e saj unike larg rrjeteve sociale.
Fotot e ditëlindjes, një përrallë. Festove me ndonjë person special apo e rrethuar nga miqtë?
Festova me persona të veçantë që janë kushërirat e mia dhe ato janë me të vërtetë të veçanta për mua.
Luks dhe vetëm luks, si shtohen fitimet e tua ditaditës dhe ke me shumë para në bankë apo prona të paluajtshme?
Unë kam gjithçka dua në këtë jetë. Pasuria më e madhe për mua nuk është paraja dhe pronat. Por meqë më pyetët, po ju tregoj që kam ca dhe ndoshta as vetë s’i di sa janë.
Përveç modeles, të kemi parë edhe si aktore kinemaje. Një “bad girl” si ty në film, deri ku shkon me aventurat e saj në jetën reale?
Jo çdo gjë që ne shfaqim në filma mund t’i bëjmë në jetën reale. Ndonëse unë i kam kaluar këto skena dhe shumë të tjera si këto në jetën time.
Të kesh famë në rrjetet sociale, çfarë përfitimesh të sjell ty?
Të pasurit famë në rrjete sociale më ka sjellë veç bezdi më shumë, sepse ndoshta nuk është kjo jeta që dua. Unë dua një jetë të qetë dhe familjare.
Ke menduar ndonjëherë të jetosh në një vend të botës ku jeta mund të jetohet më bukur dhe ku?
Kam menduar shpesh të jetoj diku larg Shqipërisë, por kur shkoj, mezi pres të kthehem!
Gjithmonë ke folur për dramën pas humbjes së të fejuarit. Ke takuar ndonjë djalë që të ka bërë të biesh sërish në dashuri?
Nuk ka ardhur akoma ai moment që të ma bëjë zemra bam për ndonjë mashkull.
Si të shohin femrat e tjera, ndodh që të konsiderojnë kërcënim për partnerët e tyre?
Femrat janë vërtet në hall me mua. Nuk e shoh veten shumë të rrezikshme sa t’ua marr të gjithave! Po s’janë veç femrat në hall, janë edhe meshkujt në hall, kush do të dalë më i zoti të më ketë në krah.
Të ruash bukurinë sa më gjatë, për mendimin tënd, çfarë duhet; të bësh dashuri, sport apo ndërhyrje?
Bukuria, në radhë të parë, është e trashëguar. Kirurgu mund të të rregullojë ndonjë defekt, por nuk mund të të vendosë kokë të re.
Ekziston ndonjë figurë ikonike, jeta e së cilës të intrigon?
Mua nuk më intrigon figura dhe jeta e askujt. Jam rritur duke qenë dhe jetuar unike.
Ti je për një martesë të qetë e të lumtur, apo për një jetë vetëm me aventura?
Unë jam shumë familjare, bëj shumë për njerëzit e dashur, pasi, për mua, familja është e shenjtë. Nuk më kanë pëlqyer aventurat, edhe pse ato janë pjesë e jetës.
/ PANORAMA PLUS /