• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pensionet, sigurim i detyrueshëm te privati

08:11 : 13/07/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Me rënien e lindjeve dhe rritjen e jetëgjatësisë që po ushtrojnë gjithmonë e më shumë presion mbi skemat e pensioneve, orientimi që po u jepet këtyre të fundit është ai drejt sistemeve të alternuara.

E reformuar në vitin 2015, skema shqiptare e pensioneve duket se do të ndryshojë përsëri, duke shtuar kolonën e dytë apo atë që quhet sigurim i detyrueshëm te privati.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka ngritur një grup pune që do të hartojë edhe dokumentin analitik për këtë alternativë.

Fondet private të pensioneve e shohin këtë si një hap të nevojshëm që do të nxisë edhe zhvillimin e tregut të pensioneve private vullnetare që aktualisht është tregu më anemik në gjithë tregun financiar shqiptar, me vetëm vlerë neto asetesh sa 0.1% të PPB-së.

Që nga viti 2015, kur ndryshoi tërësisht skema e pensioneve, ka pasur vetëm korrigjime të vogla që prekin grupe të veçanta apo procedura. Katër vite më pas, i është hapur rruga një tjetër ndryshimi të madh potencial. Bëhet fjalë për kolonën e dytë të skemës, e cila parashikon sigurimin e detyrueshëm te privati.

Lexo edhe:

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

Aktualisht, skema e pensioneve në vend ka vetëm dy kolona: të parën, që është sigurimi i detyrueshëm që paguhet në shtet dhe administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe të tretën që është kolona private vullnetare dhe administrohet nga fondet.

E para, pavarësisht reformimit total, po vuan pasojat e faktorëve si rritja e jetëgjatësisë apo rënia e lindjeve, duke e bërë kërcënimin e deficitit gjithmonë e më të madh. E dyta vuan nga një interes anemik i qytetarëve për t’u siguruar në mënyrë vullnetare. Sot, vlera neto e aseteve në fondet e pensioneve vullnetare është sa 0.1% e PBB-së çka tregon për një pjesë minimale në të gjithë përbërjen që kanë tregjet financiare në vend.
Këta tregues kanë detyruar këtë herë Kuvendin që t’i hapë rrugë diskutimit të gjerë dhe hartimit të një studimi konkret mbi kolonën e dytë, e cila flitet prej kohësh por ka mbetur vetëm në kuadrin e deklaratave.

Konkretisht, Kuvendi ka ngarkuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare që të hartojë dokumentin mbi të cilin do të merret vendimi, për përfshirjen e kolonës së dytë në skemën e pensioneve. “Të fillojë puna për hartimin e një dokumenti fillestar, i cili të shërbejë si orientim dhe prezantim, për nisjen e hartimit të nismave ligjore, në lidhje me zgjerimin e skemës së pensioneve private dhe rregullimin ligjor të mënyrës së organizimit të kolonës së dytë të pensioneve private. Materiali të paraqesë, pa u limituar, analizën e plotë të risqeve dhe anëve pozitive për sa u takon kapaciteteve financiare që AMF-ja beson se janë ende të lira e që parashikohet se do të angazhohen në skemat e pensioneve private”, thuhet në dokument.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i pyetur nga “Monitor”, konfirmoi se tashmë ky grup pune është ngritur dhe ka në përbërje institucione shtetërore të lidhura me këtë fushë, si dhe kompanitë private që janë pjesë e tregut të pensioneve. Pasi të analizohen të gjithë elementet pritet të dilet edhe me një dokument, që do të japë opsionet më të mira për kolonën e dytë, integrimin e saj në skemën e pensioneve si dhe ndikimi që mund të japë ajo në tërësi.

Por teksa po kërkohet të integrohet skema private me detyrim, ajo private vullnetare është ende në vlera modeste.

Privati vullnetar, në fund të 2018 mbi 25 mijë anëtarë

Në fund të vitit 2018, të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare treguan se ky treg përfshinte një total asetesh neto prej 2,2 miliardë lekësh (18.54 milionë euro) me një rritje prej 561.56 milionë lekësh, apo 32.51% krahasuar me 31.12.2017. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, deri në fund të 2018-s, ishte 25,298 anëtarë, duke u rritur 20.77% krahasuar me fundin e vitit 2017. Nga ana tjetër, i njëjti trend pozitiv ka vijuar edhe në tremujorin e parë të vitit 2019.

Të dhënat zyrtare për tregun e fondeve të pensionit tregojnë rritje në totalin e aseteve neto prej 134.81 milionë lekësh, ose 5.89% krahasuar me fundin e 2018-s, ndërkohë numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, ka shënuar rritje prej 3.34% krahasuar me dhjetorin e vitit të shkuar. Aktualisht, në tregun e pensioneve vullnetare në vendin tonë operojnë tre fonde: I pari, fondi i pensionit vullnetar Raiffeisen, i cili administrohet nga shoqëria Raiffeisen Invest sh.a. I dyti, fondi i pensionit vullnetar Sigal, i administruar nga shoqëria Sigal Uniqa Group sh.a dhe i treti, fondi i pensionit vullnetar Credins, i administruar nga shoqëria Credins Invest sh.a./ MONITOR

Lajme të lidhura

SPORT

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

15:59 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

15:54 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zgjatet me 6 muaj afati për hetimet ndaj Ilir Metës! Avokati: Do e çojmë në Strasburg

15:53 : 09/06/2025
SPORT

Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë, një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna

15:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Erion Veliajn

15:40 : 09/06/2025
AKTUALITET

Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat për gjyqtarë e prokurorë

15:39 : 09/06/2025
Para

Mos bëni plane për plazh sot, moti pritet që të jetë…

TË GJITHA

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

15:59 : 09/06/2025

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

15:54 : 09/06/2025

Zgjatet me 6 muaj afati për hetimet ndaj Ilir Metës! Avokati: Do e çojmë në Strasburg

15:53 : 09/06/2025

Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë, një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna

15:46 : 09/06/2025

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Erion Veliajn

15:40 : 09/06/2025

Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat për gjyqtarë e prokurorë

15:39 : 09/06/2025

“Tifozat Kuq e Zi” sulmojnë Dukën: Flamurin e UÇK-së s’do ta ndalni as ju dhe as miqtë tuaj në Beograd

15:37 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com