• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sa qenke rrit të keqen xhaxhai”, kështu fillojnë ngacmimet seksuale brenda rrethit familjar

14:13 : 12/07/2019
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Ngjarja shokuese e publikuar 2 netë më parë nga emisioni “Fiks Fare” i cili tregoi abuzimin seksual 3 vjeçar, të një babai me vajzën e tij adoleshente duhet të na alarmojë të gjithëve si shoqëri. Veç kësaj duhet të ndërgjegjësohemi për mënyrën se si ndodhin ngacmimet apo abuzimet seksuale brenda familjes, apo atij që njihet nga psikologët si rrethi i besimit, fenomen ky për të cilin shumë pak flitet publikisht.

Në një intervistë psiko-seksologia Besarta Taçi, drejtoreshë e Qendrës Klinike të Psiko-traumatologëve EMDR shpjegon në mënyrë të detajuar se si veprojnë abuzuesit apo dhunuesit në të tilla raste, që shpesh janë njerëz të afërm me lidhje gjaku apo farefisnore.

 

“Ngacmimet seksuale fillojnë në mënyrë graduale sepse fatkeqësisht personi që është agresori ka nevojë që dalëngadalë ai fëmijë do të jetë për një periudhë kohore shumë konfuz. Kështu që janë përkëdhelje në fillim, “marshalla të keqen xhaxhi sa qenke rrit”. Ngacmimet fillojnë nga mosha 2 deri në moshën 8 vjeçare. Kjo është periudha ku rrezikshmëria është shumë e madhe. Nëse unë filloj një ngacmim të tillë në një moshë shumë të vogël, jam I sigurt që fëmija nuk do ketë mundësinë ta flasi, ta tregojë. Nëse unë e filloj në këtë moshë kaq të vogël, flasim për perona që kanë trajta të pedofilisë. Me kalimin e kohës ajo do bëhet një sjellje “normale” për fëmijën. Fëmija nuk e bën dot dallimin, kështu që në trurin e tij ndodh gjatë gjithë kohës”.

Taçi, e cila përgjatë eksperiencës së saj në Itali dhe Shqipëri ka trajtuar dhjetëra raste të ngjashme, shpjegon se si është përjetimi i një fëmije apo adoleshenteje kur përballet me abuzimin apo ngacmimet e njeriut të familjes.

Lexo edhe:

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

“Drama është ndryshe nga një ngacmim seksual që mund të vijë nga një I panjohur, ku adoleshentja, I rrituri, fëmija e kupton që fajin e ka ai tjetri që e ka ngacmuar. Këtu po flasim për personin që ty të do më shumë në këtë botë, që të ka dhënë një jetë, që kujdeset për ty, që ti varesh totalisht nga ai. Mund të flasim për rastin e babit por edhe për një xhaxha që është shumë prezent në familje. Imagjinojmë situatat e emigrimit apo situatat kur babai ka një sëmundje kronike, kështu që vjen një dajë apo xhaxha i cili kujdeset shumë dhe ne i detyrohemi atij. Dhuna nuk është vetëm sjellje abuzive. Abuzimi seksual nuk është vetëm prekja, por prodhon fobi, mendime 24/24 dhe fëmija është gjatë gjithë kohës në : Si ka mundësi që ai që më ka më shumë xhan është ai që po bën gjëra të turpshme karshi meje. Ndoshta jam unë që I kam parë në ëndërr, unë që i kam imagjinuar, ndoshta kjo gjë nuk është e vërtetë”

Ajo çka është më e rëndësishme, veçanërisht për prindërit që duhet të jenë më vigjilentët, është se fëmijët siç shpjegon psiko-seksologia e kanë shumë të vështirë të tregojnë kur janë pre e abuzimit seksual nga një I afërm. Ndaj dhe është shumë më i rrezikuar se sa në rastin kur përballet me ngacmimet e një të panjohuri.

“Fëmija e ka shumë të vështirë që të shprehë një gjë të tillë. E para e punës sepse nuk janë ekskluzivisht sjellje seksuale, por janë sjellje afrimiteti, dhurata,përkujdesje, pagesa shkollash. Ka interval të ndryshme në kohë kur këto sjellje janë në mënyrë të alternuar dhe këto e dizorientojnë akoma më shumë fëmijën. Fëmija e mendon shumë se çfarë do të ndodhte nëse do të shprehte këtë gjë dhe shpeshherë ka frikë se nuk do kuptohet. Pra nga dikush i panjohur e ndjen rrezikun sepse edhe prindërit kështu të edukojnë. Shumë vajza që kanë hyrë në pubertet përpara kohe mendojnë se janë format e tyre fizike që kanë bërë që të tërheqin babain ose xhaxhain, dajën e gjyshin. Një nënë e cila punon gjatë gjithë kohës dhe ia lë fëmijët prindërve të saj. Ka ndodhur në seancat e mia psikologjike që eksperienca e abuzimit apo trauma ka arritur pikërisht nga një tregim I tillë: Unë jam në një punë goxha të respektueshme dhe nuk e di pse jam në ankth për vajzën. Dalëngadalë personi ka arritur të tregojë arsyen pse dhe kjo ka qenë sepse ajo vetë ka qenë abuzuar nga ai baba. Nëse ai baba ka abuzuar dhe unë ia kam treguar nënës dhe nëna ka thënë “ qepe gojën, çfare thua, turp kush të dëgjon”, ekziston një dezorientim shumë i madh dhe ajo gjë është e mbyllur si brenda nja kasaforte”

Po cilat janë moshat më të rrezikuara nga të tilla ngacmime që ndodhin brenda rrethit të besimit?

“Këta individë të rritur ndalojnë sjelljet seksualisht ngacmuese kur fëmijët rriten. Është ajo mosha kur karakteret seksuale dytësore fillojnë të formohen, 9-12 vjeç që është shumë e vështirë për të kuptuar nëse ka ndodhur një abuzim.  Ne këtu në Shqipëri kemi një praktikë që është e fundit që bota bën , që është inspeksioni vulvo vaginal i fëmijës ku një mjek gjinekolog vërteton nëse ka ndodhur abuzimi. Çdo gjinekolog ose psikoseksolog e ka shumë të qartë se çfarë ndodh në oshën e pubertetit. E gjithë pjesa anatomike është elastike dhe rigjeneruese sepse e mundësojnë estrogjenet si pjesë e rritjes. Pra mund të ndodhë shpeshherë që çdo ngacmim, tentativë ose dhunë fizike nuk lë gjurmë të shikueshme, gjë që në moshën 4-5 vjeçare anë shumë evidente. Neve kemi një lloj ritraumatizimi të fëmijëve në këtë rast.” /Revista Psikologjia/

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

17:42 : 17/05/2025
BOTA

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

17:39 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Sonte finalja e madhe e Eurovizionit, ja kur performon Shqipëria

17:37 : 17/05/2025
SPORT

Dy gola dhe një penallti e humbur, Mirlind Daku “rrëmben skenën” për Rubin Kazan

17:30 : 17/05/2025
AKTUALITET

Kushner, Rama, Vuçiç trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17:17 : 17/05/2025
SPORT

Një largim i konfirmuar nga Elbasani, 5 të tjerë janë lojtarë të lirë

17:07 : 17/05/2025
Para

Puthja që mund ta fundosë presidentin ‘një herë e mirë’ (VIDEO)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

17:42 : 17/05/2025

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

17:39 : 17/05/2025

Sonte finalja e madhe e Eurovizionit, ja kur performon Shqipëria

17:37 : 17/05/2025

Dy gola dhe një penallti e humbur, Mirlind Daku “rrëmben skenën” për Rubin Kazan

17:30 : 17/05/2025

Kushner, Rama, Vuçiç trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17:17 : 17/05/2025

Një largim i konfirmuar nga Elbasani, 5 të tjerë janë lojtarë të lirë

17:07 : 17/05/2025

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në Lezhë, surprizohet nga Elda Hoti gjatë numërimit të votave

17:01 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com