• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Të gjitha gënjeshtrat e qeverisë me taksën e naftës

21:03 : 11/07/2019
në EKONOMI, KRYESORE, OP-ED

Nga Klodian Tomorri

Pas publikimit të lajmit për taksën e re të naftës që po përgatitet në zyrat e shtetit, reagoi qeveria. Ministrja e Financave Anila Denaj, cicëroi në twitter duke e quajtur lajmin si një fantazi për të ardhur keq dhe sajesë e stisur nga humbësit e opozitës. Reagimin e ministres së financave e shpërndau edhe kryeministri si përgjigje ndaj akuzave të opozitës.

Projektligji për krijimin e Agjencisë Shtetërore që do të menaxhojë rezervën fizike të karburantit është publik. Në nenin 17 drafti thotë shprehimisht: Burimi që do të financojë blerjen dhe depozitimin e karburantit si dhe shpenzimet administrative të Agjencisë është tarifa që do të vendoset mbi karburantit. Kjo tarifë propozohet nga ministrja e energjisë dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Pra që në ditën e parë kur të ngrihet Agjencia Shtetërore e Rezervës së karburantit, qytetarët do të paguajnë një kosto të re shtesë për çdo litër naftë, benzinë apo çdo lloj karburanti tjetër që blejnë në treg.

Ministrja e Financave ka të drejtë kur thotë se nuk po vendos asnjë taksë të re mbi naftën. Por pikërisht ky është problemi. Në fakt taksën po e propozon kolegja e saj e energjisë dhe do ta miratojë Këshilli i Ministrave, përmes një procedure tërësisht të jashtëligjshme. Kjo është gënjeshtra e parë. E dyta, që është edhe më e rëndë, gjendet tek justifikimi i ligjit.

Në relacionin shoqërues të draftit, Ministria e Energjisë thotë se krijimi i Agjencisë Shtetërore për rezervën e detyrueshme të karburantit është detyrim nga Bashkimi Europian. Më konkretisht, relacioni thotë se ky projektligj vjen në përputhje me Direktivën 2009/119/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 14 Shtator 2009. Kjo është direktiva 2009/119 e Bashkimit Europian (https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/…).

Lexo edhe:

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

Në fakt direktiva 2009/119 e Bashkimit Europian është një transpozim i të ashtuquajturit “Mekanizmi i Emergjencës” që ka miratuar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë. Është e vërtetë se kjo direktivë i detyron vendet antare që të mbajnë rezerva sigurie karburantesh për t’u përdorur në raste krizash apo ndërprjesh të furnizimit me naftë. Por në asnjë rast direktiva nuk detyron që këto rezerva duhet të jenë në pronësi shtetërore.

Në nenin 7 direktiva e bën të qartë se ngritja e Agjencisë Shtetërore nuk është e detyrueshme për asnjë vend. Ndërsa në nenin 3 dhe 5 ajo saktëson se rezervat e karburantit mund të mbahen edhe nga operatorët ekonomikë, pra kompanitë private të naftës. I vetmi kusht është që këto rezerva të jenë të garantuara në çdo kohë dhe në rast krize të furnizimit me karburant të mund të përdoren nga qeveritë kombëtare.

Çfarë ndodh sot në Europë dhe vendet antare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë? Nga 29 vende antare, 6 prej tyre e ruajnë rezervën tërësisht tek kompanitë private që tregtojnë karburant, pa patur asnjë agjenci apo ent shtetëror. Këto janë Greqia, Britania, Zvicra, Turqia, Suedia dhe Norvegjia. Në 8 shtete rezerva menaxhohet nga qeveria, ndërsa në 15 shtete të tjera kanë një skemë të kombinuar mes privatit dhe shtetit. Për shembull Italia mban vetëm 1 për qind si rervë shtetërore dhe 99 për qind tek kompanitë e karburantit. (https://www.iea.org/…/se…/EnergySupplySecurity2014_PART1.pdf).

Pra kjo është gënjeshtra e dytë. Direktiva e BE-së nuk detyron ngritjen e agjencisë shteterorë për të menaxhuar rezervën e sigurisë për karburantit, por e lejon ruajtjen e saj edhe tek privatët. Mashtrimi i tretë lidhet me mohimin e taksës. Në draftin e paraqitur nga qeveria thuhet se agjencia do të financohet nga tarifa. Por në fakt, ajo që qeveria e quan tarifë është mirëfilltazi taksë.

Ky është dokumenti i klasifikimit kontabël të Agjencive Shtetërore të Rezervës sipas direktivave të Bashkimit Europian. (https://ec.europa.eu/…/Guidance-Note-Classification-of-CSEs…).

Në faqen 6-të të tij përcaktohet qartë se çdo pagesë që operatorët ekonomikë bëjnë për llogari të Agjencisë Shtetërore të Rezervës duhet të quhet si taksë e mirëfilltë mbi karburantin. Pra ajo që qeveria po vendos përmes Agjencisë është një taksë e pastër, e cila do të paguhet nga qytetarët në çmimin final të naftës. Vetëm se në rastin e Shqipërisë është mirëfilltazi taksë antikushtetuese, pasi nuk po vendoset nga Parlamenti, por nga vetë qeveria.

Në fund pyetja që lind është vetëm një; Çfarë e shtyn qeverinë të stisë tre mashtrime për të miratuar një ligj? Në këtë pikë gjithkush mund shfrenojë fantazinë, përfshirë humbësit siç thotë dhe ministrja e financave.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026
BOTA

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026
BOTA

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026
AKTUALITET

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026
BOTA

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026
BOTA

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026
Para

Kukësi zhgënjen keq, shkatërrohet nga Debreceni

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş