• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miti i rremë i pathyeshmërisë së Edi Ramës

12:38 : 08/07/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga Gentian Gaba

Sot Edi Rama është në apogjeun e tij. Vetëm gjashtë vite pas ardhjes në pushtet, kontrollon çdo centimetër të jetës politiko-administrative të vendit.

Por, paradoksalisht, pas 30 qershorit ato që dukeshin si maja, dolën që ishin rrëmore. Me refuzimin e votimeve, qytetarët zhbënë mitin e rremë të pathyeshmërisë së Edi Ramës.

Treguan se propaganda, sado e shtrenjtë dhe e sofistikuar, nuk e mbush dot hendekun midis premtimeve marramendëse të vitit 2013 dhe shkretëtirës së shpresave të vitit 2019, në të cilin sundon totalisht i vetmuar.

Mungesa e legjitimitetit politik, i zhbërë nga përgjimet e ‘Bild’ dhe votimet monopartiake të 30 qershorit, e kanë nxjerrë kryeministrin gollomesh. Si elefanti në dyqanin e qelqurinave, ka dhe do të ketë në kurriz të gjitha kostot që pakujdesia e një pushteti total prodhon.

Lexo edhe:

“Kullat e mafias shqiptare, në qendër të Tiranës”/ Investigimi i RAI3: Çmimet janë si në Milano

Apeli lë në fuqi dënimin për “Rrumin e Shijakut”, sa vite burg dha GJKKO

Në përpjekje për të gjetur bashkëfajtor apo partnerë për të legjitimuar lojën e një demokracie formale, shtriu dorën për dialog. Kundërshtarët ia mohuan këtë mundësi. Zgjodhën rrugën më të gjatë dhe më të vështirë, atë të vetëpërjashtimit nga një sistem që nuk është më në gjendje të përballojë sfidat përballë të cilave ndodhet Shqipëria.

Ky qëndrim, që njëkohësisht po shërben si një ‘katarsis’ brenda opozitës, bën që oferta e Ramës të mos duket si një përpjekje për të rifutur opozitën brenda sistemit, por si një tentativë për të nxjerrë kryeministrin nga rëra thithëse në të cilën ka hyrë për shkak të babëzisë së tij. Pasi nga pozicioni në të cilin ndodhet, çdo lëvizje, e zhyt edhe më thellë.

Në këtë peizazh politik, me opozitën në rrugë, ekonominë përtokë dhe perspektivën europiane të marrë peng nga ‘çunat problematikë’, ‘Reformën në Drejtësi’ duket si e vetmja kamerdare për Ramën.

Jo si një përpjekje gjenuine për të çuar përpara një ndryshim thelbësor të një pushteti që duhet të jetë i pavarur dhe funksional, por si një mjet mbi të cilin mbahet për të zgjatur jetën e tij politike. Duke njohur ndjeshmërinë e të huajve ndaj kësaj çështjeje, sidomos të atyre që kanë harxhuar paratë e taksapaguesve perëndimorë për të reformuar drejtësinë e këtushme, Rama po bën një lojë të dyfishtë.

Nga njëra anë, ka ngadalësuar procesin e ngritjes së institucioneve që lindin prej saj. Vonesa, e qëllimshme, i ka detyruar të huajt të përqafojnë zgjidhje ekstraligjore, të mbyllin sy e veshë vetëm për hatër të rezultateve, por jo të cilësisë apo pavarësisë së gjyqësorit.

Ndërsa, nga ana tjetër, përballë kundërshtarëve politikë që ia njohin stilin me të cilin po anekson drejtësinë, propagandon e në fakt edhe kërcënon, se ata kanë frikë prej saj.

Në këtë drejtim puna e mazhorancës ngjason me atë të Penelopës së mitologjisë, e cila e thurte pëlhurën gjatë ditës dhe e shqepte gjatë natës.

Kjo hile, e luajtur me mjeshtëri, ka bërë që durimi i të huajve ndaj Ramës të kapërcejë imagjinatën e çdokujt që e ka parë shtetin ligjor të shembet përballë premtimit të një reforme epokale.

Mirëpo, ky durim i tepruar, ka bërë që zbatimi përjashtues dhe makut i Reformës ta lërë Shqipërinë pa Gjykatë të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese, me një Prokurore të Përgjithshme të përkohshme (prej dy vitesh) dhe, me shumë gjasë, me gjyqtarë të përkohshëm (antikushtetues) që do të mbulojnë vakancat në stilin e prokurores të emëruar me 69 vota.

Me pak fjalë, një reformë e dënuar të përfundojë në kalendat greke. Megjithatë, kjo mendjelehtësi që mban firmën ‘buon per l’Albania’ dhe pranon që shqiptarët të jenë dëme kolaterale të një eksperimenti që ka hyrë në një rreth vicioz gabimesh, mori një përgjigje në 30 qershor.

Qytetarët nuk refuzuan vetëm votimet, por edhe burokratët e huaj. Refuzuan gjithë ata që kërkojnë prej shqiptarëve diçka që nuk do të pranonin për popujt e tyre.

Refuzuan gjithë ata që mendojnë se kush orkestroi kriminalizimin e politikës, duke futur gangsterë në Parlament dhe bashki, mund të reformojë drejtësinë.

Pra, në 30 qershor komplekset ranë, bashkë me to edhe pathyeshmëria e kryeministrit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kullat e mafias shqiptare, në qendër të Tiranës”/ Investigimi i RAI3: Çmimet janë si në Milano

12:43 : 23/07/2025
AKTUALITET

Apeli lë në fuqi dënimin për “Rrumin e Shijakut”, sa vite burg dha GJKKO

12:36 : 23/07/2025
AKTUALITET

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë

12:18 : 23/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari në parcelën me kanabis/ VIDEO – EMRI

12:13 : 23/07/2025
AKTUALITET

16 të pandehur/ SPAK dërgon për gjykim dosjen e mikro-kredive , “fal” Gent Sejkon e BSH-së

12:03 : 23/07/2025
Lajmet e Dites

Kosovë/ PDK dhe AAK: Kërkesa e Osmanit për Kushtetuesen i jep kohë Vetëvendosjes

12:02 : 23/07/2025
Para

Mitsotakis betohet si kryeministri i ri i Greqisë

TË GJITHA

“Kullat e mafias shqiptare, në qendër të Tiranës”/ Investigimi i RAI3: Çmimet janë si në Milano

12:43 : 23/07/2025

Apeli lë në fuqi dënimin për “Rrumin e Shijakut”, sa vite burg dha GJKKO

12:36 : 23/07/2025

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë

12:18 : 23/07/2025

Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari në parcelën me kanabis/ VIDEO – EMRI

12:13 : 23/07/2025

16 të pandehur/ SPAK dërgon për gjykim dosjen e mikro-kredive , “fal” Gent Sejkon e BSH-së

12:03 : 23/07/2025

Kosovë/ PDK dhe AAK: Kërkesa e Osmanit për Kushtetuesen i jep kohë Vetëvendosjes

12:02 : 23/07/2025

Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT

11:47 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com