• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Temperaturat e larta, ja si mund të përballohen

12:19 : 08/07/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Temperaturat e larta të këtyre ditëve, kanë sjellë pasoja tek fëmijët dhe grupmoshën e tretë.

Instituti ka dhënë disa këshilla se si duhet të veprojnë qytetarët kur temperaturat janë më të larta se 30 gradë celsius.

Njoftimi i plotë:

Së bashku me verën vjen edhe rreziku i goditjes nga i nxehti.

Temperaturat e larta dhe i nxehti gjatë stinës së verës mund të shikohen si një lehtësim nga dimri i ftohtë por kur ato arrijne vlera të larta mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin e popullatës.

Lexo edhe:

Nis protesta, qytetarët grumbullohen tek sheshi Skënderbej

Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Grupet të cilat janë më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta janë:

Të moshuarit
Foshnjat dhe fëmijët e vegjël
Individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si:
Sëmundjet kardiovaskulare
Diabeti, thyreotoksikoza
Sëmundja pulmonare obstruktive kronike SPOK
Sëmundje e mendore
Sëmundjet e veshkave, insuficienca renale, gurët në veshka, etj
Gratë shtatzëna

Çfarë duhet të bëjmë që të mbrojmë shëndetin nga temperaturat e larta?

Disa këshilla të thjeshta, të zakonshme dhe parandaluese nëse i bëjmë pjesë të jetës sonë të perditshme gjatë ditëve të nxehta të verës, ato mund të na ndihmojnë për të reduktuar apo ulur efektet negative të temperaturave të larta në shëndet.

Evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 – 17.00.
Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjera dhe ngjyra të hapura.
Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia.
Mbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperaturat në shtëpi duhen të jenë deri në 25° – 27° Celsius.
Freskohuni here pas here me ujë të freskët duke bërë dush ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit në krah, qafë dhe ballë.
Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme edhe nëse nuk keni etje.
Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.
Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate dhe fruta.
Ruajini ushqimet në frigorifer.
Shmangni ngrënien e ushqime të nxehta apo pikante.

Si duhet vepruar në situatat e të nxehtit ekstrem

Në të gjitha situatat e të nxehtit ekstrem apo në temperaturat e larta ndiqni rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

Mbani shtëpinë të freskët

Mbani të freskët ambientin ku jetoni. Kontrolloni temperaturën e dhomës ndërmjet orës 8:00-10:00, në orën 13:00 dhe natën pas orës 22:00. Temperatura e ambientit ku jetoni duhet të mbahet nën 32°C gjatë ditës dhe 24°C gjatë natës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të porsalindurit, për individët mbi 60 vjeç, apo për ata që kanë probleme shëndetësore kronike.
Freskoni shtëpinë gjatë natës. Hapni të gjitha dritaret dhe grilat gjatë natës dhe në mëngjes, atëherë kur temperatura e jashtme ulet.
Mundohuni të ulni temperaturën në shtëpi. Mbyllni grilat dhe dritaret, veçanërisht ato që rrihen nga dielli. Mos mbani llampat ndezur, reduktoni vënien në punë të pajisjeve elektrike të gatimit apo larjes, etj.
Nëse keni kondicioner, mbyllni dyert dhe dritaret me qëllim ruajtjen e temperaturës së brendshme, duke zvogëluar kështu konsumin e tepërt të energjisë.

Shmangni të nxehtët

Qëndroni në dhomën më të freskët të shtëpisë, veçanërisht gjatë natës.
Në pamundësi për të mbajtur shtëpinë të freskët, shpenzoni 2-3 orë të ditës në mjedise të freskëta jashtë shtëpisë (p.sh. ambiente publike).
Shmangni daljen nga shtëpia gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Shmangni aktivitetet fizike me intensitet të lartë nëse mundeni. Nëse duhet të bëni patjetër aktivitet fizik, atëherë shfrytëzoni orët e mëngjesit.
Qëndroni në hije.
Mos lini fëmijët apo kafshët në një automjet të parkuar.
Konsultohuni me mjekun nëse nuk ndiheni mirë apo nëse gjendja juaj nuk përmirësohet.

Mundohuni të mbani trupin të freskët dhe të hidratuar

Bëni dush me ujë të ftohtë.
Vishni rroba të lirshme, mundësisht me materiale pambuku ose linoje. Nëse dilni nga shtëpia mbani kapelë me strehë të gjerë dhe mos harroni syzet e diellit.
Mundohuni të flini pa jastëk dhe të pambuluar për të mos akumuluar nxehtësi.
Pini rregullisht lëngje por shmangni alkoolin, kafet e tepërta dhe sheqerin.
Konsumoni ushqim në racione të vogla dhe shpeshherë. Shmangni ushqimet e pasura me proteina.

Ndihmoni të tjerët

Kontaktoni me familjarët, miqtë dhe fqinjët të cilët jetojnë vetëm, pasi në ditët e nxehta mund të kenë nevojë për asistencë.

Diskutoni për situatat e të nxehtit ekstrem me familjen. Gjithsecili duhet të dijë se si të zvogëlojë rreziqet shëndetësore në këto situata. Nëse ndokush që ju njihni është në rrezik, ndihmojeni atë të kërkojë ndihmë. Të moshuarit dhe të sëmurët të cilët jetojnë vetëm duhet të kontaktohen të paktën një herë në ditë. Nëse një person është duke marrë mjekim, pyesni mjekun që e trajton nëse mjekimi që po merr ndikon në funksionimin normal të organizmit, e lidhur kjo me vapën; këtu kemi parasysh mekanizmat termorregullatore dhe balancën e lëngjeve në organizëm.

Nëse ju keni një problem shëndetësor

Mbani ilaçet në temperaturën nën 25°C ose në frigorifer.
Kërkoni ndihmë mjekësore nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike apo nëse merrni më shumë se një ilaç.

Nëse ju apo dikush tjetër nuk ndihet mirë

Kërkoni ndihmë nëse ndiheni i turbulluar apo i këputur, nëse keni dhimbje koke, gjendje ankthi apo etje shumë të madhe dhe të vazhdueshme. Zhvendosuni menjëherë në një mjedis të freskët dhe matni temperaturën e trupit.

Pini ujë apo lëng frutash për t’u hidratuar.
Nëse njëri nga pjesëtarët e familjes ka lëkurë të nxehtë dhe të thatë, dridhje të forta apo gjendje të fikti, lajmëroni menjëherë mjekun e ambulancës. Ndërsa prisni për ndihmë, zhvendoseni të sëmurin në një dhomë më të freskët, vendoseni në pozicion horizontal mbështetur në njërën anë, ngrijani këmbët pak nga pozicioni horizontal, mundohuni ta freskoni duke e lagur me ujë dhe mos i jepni paracetamol./ISHP

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis protesta, qytetarët grumbullohen tek sheshi Skënderbej

18:04 : 13/06/2026
AKTUALITET

Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

18:00 : 13/06/2026
AKTUALITET

“Këto ilaçe t’i bëjnë këmbët si balerinë”, si përballen të moshuarit me dezinformimin?

17:42 : 13/06/2026
BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

17:31 : 13/06/2026
AKTUALITET

Gratë në Shqipëri mbeten me më pak hapësirë në tregun e punës

17:14 : 13/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona

16:57 : 13/06/2026
Para

‘Tsipras sjellje europiane, ndërsa Rama sjellje anadollake’

TË GJITHA

Nis protesta, qytetarët grumbullohen tek sheshi Skënderbej

18:04 : 13/06/2026

Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

18:00 : 13/06/2026

“Këto ilaçe t’i bëjnë këmbët si balerinë”, si përballen të moshuarit me dezinformimin?

17:42 : 13/06/2026

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

17:31 : 13/06/2026

Gratë në Shqipëri mbeten me më pak hapësirë në tregun e punës

17:14 : 13/06/2026

Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona

16:57 : 13/06/2026

Arrestimi i Ilir Shtufit, reagon policia greke: U lokalizua në një hotel

16:35 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetjojobetcratosroyalbet girişdeneme bonusugrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet