Ish-deputeti i LSI. Petrit Vasili, ka cilësuar të babëzitur dhe të trashë anëtarët Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas Vasilit në zgjedhjet kur merrnin pjesë të gjitha partitë, rezultati dilte për 3 ditë, ndërsa në votimet e fundit, edhe pse pati vetëm një parti në garë, rezultatet ende nuk kanë dalë, megjithëse ka kaluar një javë tashmë.
Ja postimi i plotë i Vasilit:
Te babëzitur dhe te trashe!!
Per Tre dite dilnin rezultatet e zgjedhjeve kur mernin pjese te gjithe partite, kane Nje jave qe nuk i nxjerin dot!! As Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe rilindja, megjithese ishte vetem vetem rilindja dhe kur kane votuar e numeruar po vete. Sa te babezitur si hajdute por edhe shume te trashe si manipulues














