Agjencia e Gjeofizikës e Indonezisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami, pas një tërmeti me magnitudë 7.1 i cili ra ditën e sotme në lindje të vendit.
Tërmeti ra ditën e sotme në orën 10 të mëngjesit. Sipas Agjencisë së Gjeofizikës, tërmeti ishte me thellësi 36 kilometra në jug rë Mandanno, një qytet me popullsi prej 450 mijë banorësh.
Indonezia është e prirur për tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunamit, për shkak të pozicionit të saj në buzë të Unazës Paqësore të Zjarrit.














