• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Në BE mendojnë se Rama e ka acaruar shumë situatën në vend”

19:38 : 04/07/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

“Shqipëria rrezikon të presë disa vite për datën e negociatave”. Kështu mendon gazetari i njohur kosovar, Agustin Palokaj, që raporton nga Brukseli prej shumë vitesh. Ai duket se i bashkëngjitet një mendimi të shprehur para pak kohësh nga presidenti shqiptar, se Shqipëria mund të rrezikojë të presë disa vite për nisjen e negociatave. Ky koment i Palokaj vjen pasi agjencia Reuters ka raportuar se presidenti francez, Emmanuel Macron do mbyllë dyert për integrimin e Shqipërisë.

Palokaj shkruan tek Koha Ditore se në BE mendojnë se Rama e ka acaruar më shumë situatën në vend.

“Edhe pse në parim në BE mbështesin zhvillimin e zgjedhjeve si një proces demokratik, edhe pse në parim BE-ja është gjithmonë kundër bojkotit edhe të Parlamentit, edhe të zgjedhjeve, në BE mendojnë se Rama nuk ka bërë sa duhet për të sjellë opozitën në tryezë dhe me sjelljen e tij ka acaruar edhe më shumë situatën. E përgjegjësinë gjithmonë e ka më të madhe ai që është në pushtet për të krijuar një klimë të duhur politike,” shkruan ai.

“Shtyrja e vendimit për datën e nisjes së negociatave me Shqipërinë ka qenë kësaj radhe e motivuar më shumë nga zhvillimet në BE sesa në Shqipëri. Por tash e tutje mund të jetë e kundërta. Gjasat janë shumë të mëdha që, nëse diçka nuk ndryshon për të mirë në Shqipëri, në tetor BE-ja të vendosë nisjen e negociatave me Maqedoninë, por jo edhe me Shqipërinë. Dhe fajin kësaj radhe do ta ketë klasa politike në Shqipëri, edhe Qeveria, edhe opozita.

Edhe para dy javësh ka pasur mbështetje të madhe për idenë që Maqedonisë t’i caktohet data për nisjen e negociatave pro, Shqipërisë jo. Në fund është shtyrë për të dyja shtetet për muajin tetor. Tash në Bruksel pohojnë se “për Maqedoninë në tetor nuk pritet ndonjë problem, por për Shqipërinë do të jetë shumë, shumë vështirë, sepse në Shqipëri gjërat nuk shkojnë si duhet”.

Lexo edhe:

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë

Në rast të vendimit pozitiv për Maqedoninë e jo edhe për Shqipërinë mund të ndodhë që Shqipëria të mbetet në pritje për një kohë të gjatë. Është pikërisht Maqedonia shembulli më i mirë se si humben vitet kur e humb një rast të duhur. Maqedonia në vitin 2000 ishte më e avancuar sesa Kroacia në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Kroacia prej atëherë e ka përmbushur tërë ciklin, nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, statuti i kandidatit, negociatat, e deri tek anëtarësimi në vitin 2013, e Maqedonia as që i ka nisur ende negociatat.

Nëse Shqipëria përsëri humb rastin do të detyrohet të presë për një kohë të pacaktuar. E atëherë fare pak do të jetë e rëndësishme se kush e ka pasur fajin”.

Lajme të lidhura

RAJONI

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

20:58 : 21/08/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë

20:49 : 21/08/2025
AKTUALITET

Kaluan vijën kufitare në mënyrë të paligjshme, bllokohet skafi me 7 persona në Tushemisht

20:34 : 21/08/2025
AKTUALITET

Në kërkim dhe me masë sigurie nga Gjykata për vjedhje, kapet në Fier 28-vjeçari/ EMRI

20:26 : 21/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Libofshë të Fierit/ Flakët djegin oborrin, rrezikohet edhe banesa

20:03 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025
Para

VIDEO/ 8 gola e 5 asiste, kush është sulmuesi i ri i Partizanit që vlen… 350 mijë euro

TË GJITHA

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

20:58 : 21/08/2025
Foto ilustruese

2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë

20:49 : 21/08/2025

Kaluan vijën kufitare në mënyrë të paligjshme, bllokohet skafi me 7 persona në Tushemisht

20:34 : 21/08/2025

Në kërkim dhe me masë sigurie nga Gjykata për vjedhje, kapet në Fier 28-vjeçari/ EMRI

20:26 : 21/08/2025

Zjarri në Libofshë të Fierit/ Flakët djegin oborrin, rrezikohet edhe banesa

20:03 : 21/08/2025

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025

“Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me një IA të korruptuar”

19:37 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com