Një vullkan i fuqishëm ka shpërthyer në Itali rreth orës 16:46. Janë ndjerë një sërë shpërthimesh të fuqishme nga krateri i vullkanit Stromboli.
Gurët të cilët kanë ardhur pas shpërthimit të kraterit të vullkanit në jugperëndim të Italisë kanë goditur gjithë ishullin duke shënuar viktimën e parë si dhe një tjetër person ka mbetur i plagosur.
Banorët e zonës janë fshehur në shtëpitë e tyre ndërsa rojet bregdetare janë bërë gati për t’i evakuuar. Sipas mediave, shumë nga turistët që ndodheshin atje në momentin e shpërthimeve janë hedhur në det nga paniku.