• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E përmendi Meta në konferencë/ Çfarë është “Deep State”?

13:14 : 02/07/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjatë konferencës së sotme, presidenti Ilir Meta i quajti “zgjedhjet socialiste” si një komplot që bazohet në parimet e “Deep State” që synon “total state capture” – “kapje totale të shtetit”.

Sipas fjalorit të “Oxford”, “Deep state” do të thotë “një grup njerëzish, kryesisht pjesëtarë me ndikim brenda agjencive qeveritare dhe ushtrisë, që besohet se përfshihen në manipulim të fshehtë ose kontroll të politikave qeveritare”.

Po sipas fjalorit të “Oxford”, termi është një përkthim nga turqishtja i “derin devlet”, përdorur fillimisht në vitet 1990.

Megjithatë, sipas studiuesve të ndryshëm që kanë shkruar mbi këtë term, koncepti bazohet edhe më herët, në rrjetin sekret të ngritur nga Mustafa Kemal Atatürk në Turqinë e viteve 1920.

Një formë e “deep state”, ose “shtetit brenda shtetit” është konsideruar edhe Kisha në Europën e shekullit XVII dhe XVIII, kur diskutohej ndarja e Kishës nga shteti. Raste të “deep state” janë përshkruar shpesh nga historianët për persona dhe agjenci brenda Bashkimit Sovjetik dhe shteteve që u shkëputën nga Federata pas rënies së saj. Në Britaninë e Madhe, disa politikanë kanë përdorur termin për të përshkruar Shërbimin Civil.

Lexo edhe:

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Deep State” është një term i përdorur për të përshkruar përplasjet dhe nepotizmin që ekziston brenda një sistemi politike. Termi është përdorur edhe për të përshkruar “një shoqatë hibride të përbërë nga elementë të Qeverisë dhe pjesëtarë të nivelit më të lartë nga bota e industrisë dhe financave që arrijnë të drejtojnë Shtetet e Bashkuara pa u bazuar te vendimi që kanë marrë njerëzit për t’u qeverisur përmes sistemit të tyre politik”. Më së fundmi, pjesëtarë të administratës së Donald Trump kanë akuzuar CIA-n për përpjekje për të penguar Qeverinë në përmbushjen e synimeve politike.

Në Venezuelë, “Karteli i Diejve”, një organizatë e përbërë nga zyrtarë të lartë brenda qeverisë së vendit, është përshkruar shpesh si një prej rrjeteve që punojnë me metoda të fshehta për të mbajtur regjimin e Maduros në këmbë.

Në Italinë fqinje, rasti më i famshëm i asaj që mund të konsiderohet “deep state” është ai i “Propaganda Due”, një lozhë masonike e themeluar në vitin 1877. Në periudhën e drejtuar nga sipërmarrësi Licio Gelli, në vitet 1970 devijoi nga statutet e Masonerisë dhe ndërmori nisma subversive kundër qeverisë dhe rendit në Itali./a2news.com

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
BOTA

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025
Para

Glover për DW:Autoritetet shqiptare do vendosin ç’do bëjnë me këto zgjedhje

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com