Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ka paralajmëruar se nuk do ti njohe votimet e sotme.
“Këto zgjedhje janë farsë, na kthejnë në kohet më të errëta të komunizmit. Rezultati nuk do certifikohet, Rama mori goditjen e merituar nga qytetaret. Qytetaret tashme e dinë se e keqja e vendit është qeveria, Rama vulosi fundin e tij. Nuk do e liroi karrigen e bashkisë për një pseudo kandidat që nuk merr as 7 përqind të votave, zgjedhjet legjitime janë më 13 tetor. Jam i gatshëm të përballem në garë reale, postin e kryebashkiakut e lej vetëm me votë të lirë”, tha Maziu në një deklaratë për Ora News.