Ndërkohë që janë hapur qendrat e votimit për procesin e sotëm dhe disa nga zyrtarët e lartë të Rilindjes dhe qeverisë kanë votuar, si në rastin e nënkryeministrit Erion Braçe apo Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të konsumojë një kafe në një nga hotelet luksoze në qendër të Tiranës.
Rama disa minuta pas fillimit të procesit të votimit, ka zgjedhur të kalojë momente në kafe, duke qëndruar larg zyrës së tij, apo kryerjes së votimit.
Ndërkohë nuk dihet nëse Presidenti Ilir Meta do të preferojë të qëndrojë në Presidencë, për të ndjekur situatën.
Një ditë më parë Kreu i Shtetit ka drejtuar një apel për ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e përplasjeve mes qytetarëve, duke kujtuar se në fund të fundit, qytetarët e pinë bashkarisht kafen, pavarësisht bindjeve që kanë.