• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grabitja e tokave në bregdetin e Vlorës, hetimet kalojnë tek krimet e Rënda

12:46 : 03/07/2016
në AKTUALITET

Falsifikimi i dokumentave mbi troje me sipërfaqe totale rreth 340 hektarë në Vlorë dhe vlerë sipas çmimeve zyrtare rreth 240 milionë euro janë bërë nga një grup personash. Këta të fundit, sipas hetimeve të Prokurorisë së Vlorës, bëjnë të arsyeshme që të ngrihen dyshimet se veprimet e kundërligjshme janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndaj, Prokuroria e Vlorës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar aktet Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është përgjegjëse për hetimin e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kështu, Prokuroria për Krime të Rënda do të vijojë hetimet e nisura nga Prokuroria e Vlorës, në bazë të të cilave, në tre raste, janë vendosur sekuestro preventive.

Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, skema e fallsifikimit të dokumentave në këto raste është realizuar nga i njëjti grup personash dhe ka krijuar dyshimet e arsyeshme se veprimet e kundërligjshme janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, Prokuroria e Vlorës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar aktet Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është përgjegjëse për hetimin e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Vijimi i hetimeve për këto raste nga Prokuroria për Krime të Rënda ishte temë kryesore e diskutimit të zhvilluar dy javë më parë në Vlorë, ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Lalla, si edhe drejtuesve të Prokurorisë së Vlorës dhe Prokurorisë për Krime të Rënda.

Lexo edhe:

Shijak/ Probleme me identifikimin biometrik, pajisja nuk arrin të njohë shenjat e gishtërinjve

Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

Në bazë të analizës së përbashkët, u vlerësua që Prokuroria për Krime të Rënda të thellojë më tej hetimet e nisura nga Prokuroria e Vlorës, lidhur me këtë skemë të madhe fallsifikimi dokumentash pronësie në zona turistike.

Prokuroria e Vlorës, në hetimet e zhvilluara gjatë tre muajve të fundit, ka zbuluar skemë fallsifikimi dokumentash dhe ka marrë lejen e gjykatës për sekuestrimin e pasurive, si më poshtë: 1. Në Palasë, Himarë, tokë me sipërfaqe 33 hektarë, në vlerë rreth 30 milionë euro 2.

Në Karaburun, Vlorë, tokë me sipërfaqe 220 hektarë, me vlerë rreth 110 milionë euro 3. Në Zvërnec, Vlorë, tokë me sipërfaqe 89 hektarë, me vlerë rreth 100 milionë euro Prokuroria e Vlorës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se, në të tre episodet janë të përfshirë shtetasit nën hetim Pullumb Petritaj, Enkes Hysendhima, Blerina Dhrami, Rajmond Mezi, Donika Besimaj, Lefter Gjergji dhe Belona Seraj, të cilët, në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elementët e veprave penale: “Fallsifikimi i dokumentave”; “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Prokuroria e Vlorës ka provuar se personat e mësipërm, në bashkëpunim mes tyre për një periudhe të të gjatë kohore dhe në vijimësi kanë kryer më shumë se dy vepra penale. Nga mënyra se si janë kryer veprat penale, periudha kur janë kryer, rrethi i personave të përfshirë në kryerjen e këtyre veprave penale, vazhdimësia në kryerjen e veprave penale dhe qëllimi i përfitimeve materiale nga kryerja e veprave penale, rezulton se ky grup ka zhvilluar një formë të veçantë bashkëpunimi, që në kuptim të nenit 28 të Kodit Penal, përbën grup të strukturuar kriminal.

Në përbërjen e këtij grupi të strukturuar kriminal janë përfshirë zyrtarë lokal, të cilëve u janë ngarkuar detyra konkrete në lidhje me falsifikimin apo dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme, zyrtarë të punësuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pranë ZVRPP Vlorë. Rezulton se ky grup kriminal është krijuar me qëllimin e vetëm për të përfituar pasuri të paluajtshme në zonën bregdetare të qarkut të Vlorës, përmes falsifikimit të dokumenteve nëpër institucione të ndryshme shtetërore. Lidhur me sa më sipër, nga ana e Prokurorisë së Vlorë, është vendosur shpallja e moskompetencës lëndore dhe kalimi i akteve për hetime të mëtejshme në Prokurorinë për Krime të Rënda, pasi rezulton se janë konsumuar elementët e veprës penale të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shijak/ Probleme me identifikimin biometrik, pajisja nuk arrin të njohë shenjat e gishtërinjve

09:29 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

09:20 : 11/05/2025
AKTUALITET

Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë!

09:12 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Hera e parë që votoj si drejtues”, Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës në Tiranë

09:10 : 11/05/2025
AKTUALITET

Basha voton bashkë me vajzën: Sot keni një të drejtë të çmuar!

08:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Socialistët po blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD Elda Hotit

08:47 : 11/05/2025
Para

E zë gjumi duke marrë rreze dielli në plazh me iPhone në trup, ja çfarë i ndodh (FOTO)

TË GJITHA

Shijak/ Probleme me identifikimin biometrik, pajisja nuk arrin të njohë shenjat e gishtërinjve

09:29 : 11/05/2025

Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

09:20 : 11/05/2025

Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë!

09:12 : 11/05/2025

“Hera e parë që votoj si drejtues”, Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës në Tiranë

09:10 : 11/05/2025

Basha voton bashkë me vajzën: Sot keni një të drejtë të çmuar!

08:54 : 11/05/2025

Socialistët po blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD Elda Hotit

08:47 : 11/05/2025

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com