• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Organizatat ndërkombëtare të medias dënojnë padinë e Ramës ndaj gazetarit të Bild

18:00 : 28/06/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit (ECPMF) dhe Reporterët pa Kufij dënuan të premten sjelljen e kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili ka kërcënuar me padi, redaktorin e politikës së gazetës “Bild” Peter Tiede.

Në një deklaratë të përbashkët organizatat vunë në dukje se padia e Ramës binte ndesh me vlerat e Bashkimit Europian në të cilin Shqipëria kërkon të bëhet anëtare.

“Kryeministri i Shqipërisë e kupton në mënyrë të çuditshme demokracinë dhe të drejtat e njeriut “, tha drejtori i Reporter Pa Kufij Christian Mihr.

Rama kërcënoi me padi në Gjermani gazetarin e “Bild” Peter Tiede, pasi gazeta publikoi në 5 qershor dhe në vijim një sërë artikujsh në faqen online të cilat fajësojnë Ramën se në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 dhe ato pjesshme lokale në Dibër në vitin 2016 ka blerë vota me paratë e mafias.

“Bild” publikoi një seri përgjimesh të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga dosjet e njohura si “339”dhe “184”, në të cilat zyrtarë të Partisë Socialiste, përfshi deputetë, ish-ministra dhe kryebashkiakë komunikojnë me persona të arrestuar dhe akuzuar për trafik narkotikësh në lidhje me zgjedhjet. Në përgjime përmenden pagesa për votë, presion ndaj nëpunësve publikë dhe frikësim i votuesve të opozitës.

Lexo edhe:

VIDEO/ Tirana prezanton uniformat e reja për sezonin e ardhshëm

VIDEO/ Kur Kumbaro krenoheshe me 2000 shtretër në Theth, sot 90% më pak

Prej muajsh opozita e cila ka braktisur parlamentin duke djegur mandatet dhe ka bojkotuar zgjedhjet lokale, akuzon Ramën se ka përdorur krimin e organizuar për të blerë vota. Refuzimi i opozitës për tu përfshirë në zgjedhjet e 30 qershorit duke përdorur si argument edhe përgjimet e ka vendosur vendin në një situatë konfliktuale, dhjetra persona janë arrestuar me akuzën e protestës së dhunshme dhe sulmeve ndaj Komizioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve e djegies së materialeve zgjedhore.

Në një prej përgjimeve të publikuara nga Bild kryeministri Edi Rama flet me një person që identifikohet si Arben Keshi. Kryeministri Edi Rama deklaroi pas publikimit të përgjimeve se biseda mes tij dhe Arben Keshit kishte ndodhur, por duke pretenduar se në të nuk kishte asgjë jo ligjore. Në Twitter ai tha: “E konfirmoj këtë bisedë dhe do ta bëja prapë”.

Pas publikimit të kësaj bisede Rama tha se do të padiste gazetarin Tiede, ai tha se kishte pajtuar avokatin për çështje të medias Matthias Prinz. Rama shkroi në një mesazh në Twitter: “Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”. Reporteri i “Bild” Tiede u përgjigj po aty me një pyetje: “Për çfarë do të më padisni, që kam botuar përgjime autentike?“

Organizatat për lirinë e medias shprehen se padia është cënim i lirisë së medias.  “Detyra e medias është ndër të tjera të kontrollojë të pushtetshmit. Kjo është ajo që ka bërë gazeta “Bild” dhe investigimi i saj është i bazuar mbi burime. Këto janë themelet e shtypit të lirë të cilat ne i kemi pranuar si vlera të përbashkëta të Bashkimit Europian. Një vend që do të bëhet pjesë e kësaj shoqërie, duhet të respektojë të njëjtat vlera”, shprehet drejtori i Reporterë Pa Kufij Mihr.

Ndërsa Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF), tha se në vend që të padiste median Rama duhej të përmirësonte situatën e lirisë së saj në vend.

“Në vend që të bëjë padi ndaj gazetarëve, kryeministri Rama duhet të punojë për të përmirësuar lirinë e medias në vend dhe duhet të ndalojë së përshkruari gazetarët si “Kazanë”, komentoi Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF).

Në deklaratë përmendet po ashtu një vizitë e fundit në Tiranë e një delagacioni nga shtatë organizata për median. Delegacioni në një raport paraprak vuri në dukje se situata e medias në vend ishte përkeqësuar.

‘Delegacioni gjeti se liria e medias në Shqipëri po përkeqësohet. Sulmet e fundit fizike ndaj gazetarëve nuk janë zbardhur. Zyrtarë të lartë publik rregullisht përdorin gjuhë fyese dhe nënvleftësuese ndaj gazetarëve kritikë. Administrata publike, duke përfshirë zyrën e kryeministrit dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, nuk është transparente në ndërveprimet e saj me median dhe kufizon qasjen e gazetarëve kritikë. Legjislacioni i propozuar kohët e fundit për mediat, përfshirë një skemë rregullimi të drakoniane për mediat shqiptare dhe të huaja në internet, nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut,” nënvizoi në një raport paraprak delegacioni.

Misioni për lirinë e medias në Shqipëri, i cili zgjati nga data 18 deri në 21 maj, përbëhej nga Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit ( ECPMF), Artikulli 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Organizata e Medias në Europën Juglindore (SEEMO).

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Tirana prezanton uniformat e reja për sezonin e ardhshëm

16:15 : 15/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Kur Kumbaro krenoheshe me 2000 shtretër në Theth, sot 90% më pak

16:10 : 15/07/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS

15:58 : 15/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Jordan Henderson rikthehet në Premier League, firmos kontratë 2-vjeçare

15:56 : 15/07/2025
SPORT

Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, tre titullarë shqetësojnë Vllazninë

15:45 : 15/07/2025
BOTA

Ministrat e BE-së e diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15:42 : 15/07/2025
Para

Denoncimi i fortë/ Rilindja kërcënon mjekët dhe infermierët me vendin e punës nëse nuk votojnë ... (Video)

TË GJITHA

VIDEO/ Tirana prezanton uniformat e reja për sezonin e ardhshëm

16:15 : 15/07/2025

VIDEO/ Kur Kumbaro krenoheshe me 2000 shtretër në Theth, sot 90% më pak

16:10 : 15/07/2025

SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS

15:58 : 15/07/2025

Zyrtare/ Jordan Henderson rikthehet në Premier League, firmos kontratë 2-vjeçare

15:56 : 15/07/2025

Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, tre titullarë shqetësojnë Vllazninë

15:45 : 15/07/2025

Ministrat e BE-së e diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15:42 : 15/07/2025

Eskorta dhe në burgun e Reçit/ Dy “VIP-e” të showbizit “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave

15:39 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com