Është një burrë në Iran i cili ka një ngjashmëri të frikshme me futbollistin Lionel Messi. Reza Parastesh e ka përdorur këtë gjë në favorin e tij duke joshur vajza për t’i çuar më pas në shtrat.
Iraniani ka shfrytëzuar ngjashmërinë me futbollistin e famshëm duke mashtruar 23 vajza duke i gënjyer për identitetin e tij. Të joshura dhe duke menduar se ai është Messi i vërtetë Reza e ka patur shumë të lehtë të marrë atë që dëshironte nga vajzat.
Autoritetet iraniane kanë arrestuar të riun, i cili prej dy vitesh ‘jetonte’ si Lionel Messi.